A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Aktorja e bukur e kinematografisë shqiptare, Shpresa Bërdëllima, u nda nga jeta disa ditë më parë në Belgjikë, ku jetonte prej vitesh, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë. Mikesha e saj e ngushtë, dirigjentja Suzana Turku, e ftuar në programin e Rudina Magjistarit, ndau kujtimet e saj me Shpresën dhe foli për sëmundjen që i mori jetën asaj.
“Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare”, u shpreh artistja e njohur.
Ato janë njohur kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e Shpresës, bashkëshortin dhe motrën e saj, me të cilën ka punuar në Opera.
‘Shpresa kishte disa kohë që nuk ishte mirë. Unë e takova dhe vjet, erdhi me të bijën. Vajza kujdesej shumë për të se s’ishte mirë as në atë kohë. Shpresës ia mori jetën sëmundja e shekullit, kanceri i gjirit. Fola kur u shtrua në spital, pak ditë para se të ndërronte jetë. Ishte gjithë energji. E donte jetën. Pas ca ditësh më mori në telefon i shoqi dhe më tha: Do të të jap një lajm të keq”, u shpreh Suzana. Pas betejës 2-vjeccare, aktorja e njohur u nda nga jeta pikërisht në muajin e kancerit të gjirit.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...