Aktualitet 5 Nëntor 2019

Vjen lajmi i mirë; Alvini i vogël nxirret nga kampi i kurdëve

Aktualitet

Historisë së trishtë të Alvin Berishës i cili mbahej në kampin e kurdëve Al Hol në Siri, për fat të mirë i erdhi fundi. Sipas mediave arabe, 11-vjeçari është nxjerrë nga kampi dhe po mbahet në një vend të sigurt, shkruan Shqiptarja.com. Sipas këtyre burimeve, operacioni ende nuk ka mbaruar por shumë shpejt Alvin mund të ribashkohte me babain e tij që ndodhet në Itali.


Operacioni i shpëtimit u realizua në bashkëpunim me "Gjysëm Hënën siriane", Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare.
Alvin Berisha shkoi në Siri me nënën e tij, Valbona Berisha në vitin 2014, kur ishte vetëm 6 vjeç. Ajo u martua me një xhihadist nga Kosova dhe u larguan së bashku drejt Sirisë. Pas vdekjes së saj, Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ "le Iene" arriti të gjejë Alvinin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor