Kujdesi per fytyren 5 Nëntor 2019

Lëkura patate + lëng limoni dhe lamtumirë njolla kafe, shenja dhe puçrra; Maska që do ju ndryshojë çehren e fytyrës

Kujdesi per fytyren

Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se sa shumë mund të përfitoni nga to, do t’i gatuani vetëm për të marrë lëkurën. Patatet janë  të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë rrudhat dhe t’i japin shkëlqim lëkurës suaj .

Lëkura e patates mund të përdoret dhe për trajtimin e flokëve. Mund t’u japin shkëlqim dhe të ndihmojnë flokët tuaj të rriten më shpejtë.

1. Qëroni 3-4 kokrra patate dhe lëkurat shtrydhini në një shtrydhëse..
2. Lëngun që përftuar aplikojeni direkt në skalpin e kokës e masazhojeni për pesë minuta.
3. Lëreni për 15 minuta të tjera.

4. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë

Lëkurat e patates  kanë veti të fuqishme zbardhuese dhe mund t’i japin shkëlqim çehres suaj

Përgatitja:

1. Qëroni patatet.
2. Fërkoni sipërfaqen e brendshme të lëkurës së patates në fytyrën tuaj.  Lëkura duhet të jetë e freskët dhe të përmbajë lagështi.
3. Mund të shtoni pak lëng limoni në lëvozhgën e patates, për të përshpejtuar procesin. Këto 2 përbërës kur kombinohen do të ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe zbardhjen e lëkurës tuaj.
4. Duhet të dini  që lëngu i lëkurës së patates të qëndrojë në fytyrën tuaj derisa të thahet.
5. Shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.

Shënim

Aplikojeni rregullisht për të parë rezultate efektive.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor