Aktualitet 5 Nëntor 2019

Sot afati i fundit i Lotarisë Amerikane, ambasada: Kujdes! 30 mijë aplikime skualifikohen çdo vit nga ky gabim

Aktualitet

Sot është afati i fundit për të aplikuar në lotarinë DV2021. Siç njoftoi edhe më herët ambasada, këtë të martë, në orën 18.00 mbyllen aplikimet për këtë vit. Në një njoftim të fundit, faqja e ambasadës ka rikujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të aplikojnë në këtë program për të dorëzuar aplikimin e tyre.

Faqja e ambasadës u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të komentuesve, ku ka sqaruar se nuk duhet të aplikoni dy herë brenda një viti për Lotarinë Amerikane, pasi skualifikoheni menjëherë. Sipas ambasadës, 20-30 mijë aplikime skualifikohen çdo vit për shkak të këtij gabimi.

Përmes kësaj videoje, po ju kujtojmë edhe njëherë rregullat e aplikimit. Paçi fat!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor