Shtatzania 4 Nëntor 2019

Për sa kohë mund të ruhet qumështi i shtrydhur i gjirit, në mënyrë që të mos humbasë asnjë vlerë ushqyese

Shtatzania

Kjo varet nga mënyra se si e ruani.

1. Qumështi i ruajtur në temperaturën e dhomës. Nëse e keni ruajtur në temperaturën e dhomës, deri në 25 gradë celsius, mund ta mbani për 4 deri në 8 orë. Në rast se duhet ta përdorni pas një kohe më të gjatë, është mirë që ta ruani në frigorifer apo në ngrirje.

2. Qumështi i ruajtur në një ngrirës hermetik. Qumështi i saposhtrydhur mund të ruhet deri në 1 ditë, nëse vendoset në një ngrirës hermetik, brenda të cilit ka edhe copa akulli. Më pas, mund ta përdorni atë ose t’ia ndërroni vendin enëve duke i vendosur në frigorifer.

3. Qumështi i ruajtur në frigorifer.

Qumështi i gjirit mund të ruhet në frigorifer në temperaturën 4 gradë celsius deri në 8 ditë.

4. Qumështi i ruajtur në ngrirje në frigorifer. Ky mund të ruhet për dy javë, në një nga ndarjet brenda ngrirësit të frigoriferit në temperaturë -15 gradë celsius. Në rast se sirtari i ngrirjes ka derë të veçantë dhe temperaturë -17 gradë celcius, qumështi i gjirit mund të ruhet nga 3 deri në 6 muaj. Nëse keni një sirtar të thellë te ngrirja, i cili nuk hapet shpesh, dhe temperatura është -20 gradë celsius, atëherë mund të ruhet nga 6 deri në 12 muaj. Sa më shpejt ta përdorni qumështin, aq më mirë është. Disa studime tregojnë se sa më gjatë ta ruani atë, qoftë në frigorifer apo ngrirje, aq më shumë vitaminë C do të humbasë nga përbërja e tij. Studime të tjera kanë treguar se nëse qumështi qëndron në frigorifer më shumë se dy ditë, humbet aftësinë për të vrarë bakteret dhe ruajtja e tij për një kohë të gjatë, mund të ulë cilësinë e lipideve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor