Astroliving 3 Nëntor 2019

Gabimi më i madh që bën çdo shenjë zodiakale kur është në një lidhje dashurie

Astroliving

Çdo shenjë zodiakale ka defektet dhe virtytet e veta të cilat mund të jenë më shumë ose më pak të dukshme në nivelin e një marrëdhënieje që ndërtojnë me dikë. Këto janë gabimet më të mëdha që shenjat zodiakale bëjnë zakonisht në një marrëdhënie dashurie:

Dashi

Kur dashi është i dashuruar, është krejtësisht i përkushtuar, por kërkon gjithmonë e më shumë nga partneri. Kjo shenjë është energjike, e apasionuar, por përveçse kërkon reciprocitet, e ndjen të drejtë që partneri të ndajë me të çdo gjë të tijën, sado personale ta ketë.

Demi

Demi dëshiron të ndërtojë një të ardhme shumë të bukur me partnerin, por mund t’i komplikojë gjërat. Kjo e ardhme i shpejton pak gjërat dhe merr përmasa serioze e monotone marrëdhnia.

Binjakët

Binjakët e dinë se çfarë duan, por mund të bëjnë edhe premtime që nuk i mbajnë, sidomos në nivel impenjimesh në një marrëdhënie. Kjo gjë mund ta zhgënjejë shumë partnerin.

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë shumë e apasionuar, që e dashuron thjesht aktin e të dashururarit. Ky është një defekt sepse nga entuziazmi kalon në dëshpërim dhe gjithashtu i merr me nxitim gjërat në një dashuri.

Luani

Luani është besnik dhe i beson partnerit të tij, edhe pse është pak egoist dhe nuk kërkon ndihmë, edhe pse ka nevojë. Kjo lloj sjelljeje është frurstruese për të dy palët.

Virgjëresha

Virgjëresha ‘mëkaton’ me faktin se kërkon që gjërat të bëhen gjithmonë sipas mënyrës së saj. Kjo shenjë është vërtet perfeksiniste dhe i pëlqen të japë më të mirën nga vetja, por duhet të pranojë edhe faktin se si janë personat e tjerë.

Peshorja

Edhe pse një shenjë komode dhe paqësore e zodiakut, pavendosmëria për t’i zgjidhur çështjet mund të influencojë ndjeshëm në marrëdhënien e një peshoreje.

Akrepi

I apasionuar dhe romatik, akrepi hedh poshtë çdo gjë kur është i zhgënjyer dhe nuk arrin ta kalojë inatin. Barrierat që krijon mund të jenë shkatërruese për një marrëdhënie.

Shigjetari

Shigjetarit i pëlqen fakti që ndihet i dashuruar, por gjithashtu ka nevojë të njohë dhe njerëz të rinj. Kjo mund t’i komplikojë ndjeshëm marrëdhëniet e kësaj shenje.

Bricjapi

Bricjapi dorëzohet kur është në një marrëdhënie dhe të jep mundësinë ta njohësh shumë mirë. Megjithatë, kësaj shenje i pëlqen të ketë prioritet në marrëdhënie dhe mund të ‘rrëmbejë’ vëmendjen e tjetrit.

Ujori

Ujorët mund të kenë vështirësi për të shprehur ndjenjat e tyre. Kjo e bën partnerin të jetë jo gjithmonë në gjendje t’i kuptojë sjelljet e ujorit.

Peshqit

Peshqit janë të thellë dhe romantikë, por mund edhe të fantazojnë e të jenë të shpërqëndruar. Kjo gjë ‘bën lëmsh’ të gjitha shenjat.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor