Orakulli i kuzhinës 2 Nëntor 2019

Nga shëndeti i zemrës deri ngadalësimi i procesit të plakjes, KËTU keni të gjitha arsyet përse duhet të hani arra makadamie

Orakulli i kuzhinës

Arrat e makadamisë janë një nga frutat më të mira të thata.  Kjo pemë rritet në klimat tropikale të Brazilit, Australisë, Kenisë, Indonezisë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, megjithatë arrat e macadamias gjenden edhe ne Evropë e vendin tonë. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse duhet t’i bëni pjesë të regjim tuaj këto arra të shëndetshme.

1. Veti antioksiduese
Arrat e makadamisë gjithashtu kanë një sasi të vogël të vitaminës E, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 1 filxhan me këto arra përmban 0.72 mg vitaminë E. Por, të rriturit kanë nevojë për të paktën 15 mg në ditë, kështu që duhet të përpiqeni të merrni vitaminën E nga burime të tjera. Arrat e pemëve të tjera, si bajamet dhe kikirikët janë gjithashtu të pasura me vitaminë E. Për shkak të përmbajtjes së saj të pasur  me flavonoide, arrat e macadamias ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira. Gjithashtu  ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si inflamacioni dhe gjendjet e tjera kronike.

2. Shëndeti i kockave
Magnezi dhe fosfori janë me bollëk tek arrat e makadamias, dhe luajnë role të ndryshme që përfshijnë metabolizmin, mineralizimin e dhëmbëve dhe kockave, thithjen dhe transportimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjitha qelizat e trupit. Kalciumi gjithashtu ndihmon në formimin e eshtrave dhe shëndetin e e dhëmbëve. Mangani që është i pranishëm në arrat e makadamias ndihmon gjithashtu trupin tuaj të forcojë  indet e reja kockore, në mënyrë që skeleti të qëndrojë i fortë ndërsa plakeni.

3. Përmban acid oleik
Vaji i arrës së makadamisë është i pasur me acid oleic, acid që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor dhe uljen e inflamacionit.  Gjithashtu, ndihmon në uljen e simptomave të astmës dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky acid yndyror është gjithashtu i dobishëm për shëndetin e lëkurës tuaj, për shkak të rigjenerimit të shkëlqyeshëm dhe vetive hidratuese.

4. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës
Vaji i arrës së makadamias vjen me shumë përfitime për lëkurën. Ka një përmbajtje të pasur të acideve yndyrore palmitoleike, një lëndë ushqyese që vonon procesin e plakjes së lëkurës dhe qelizave. Kjo është arsyeja pse vaji i arrave makadamia është një përbërës kryesor në shumë produkte kundër plakjes.

5. Shëndeti i zorrëve
Arrat e makadamisë përmbajnë rreth 7% fibra dietike, si llojet e tretshme ashtu edhe ato të patretshme. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në procesin e tretjes.

6. Shëndeti i zemrës
Arrat e makadamisë janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, të cilat kanë treguar se mbrojnë zemrën nga sulmet dhe arrestet kardiake. Yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në pastrimin e arterieve. Gjithashtu ulin nivelin e triglicerideve dhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet koronare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor