Aktualitet 2 Nëntor 2019

Reshje shiu, shtrëngata dhe temperatura të ulëta; Sinoptikanët parashikojnë motin për ditët në vijim

Aktualitet

Nëntori erdhi i lagësht e me temperature tipike vjeshtake. Nëse në tetor, vendi ynë u përfshi nga një vale e nxehtë aspak normale për periudhën, duket se situata u normalizua me hyrjen e muajit të ri. Kjo fundjavë solli  reshje lokale shiu dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 1ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 7ºC në 21 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 21ºC.

Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku fillimi i javës që vjen do të jetë me reshje më të dendura shiu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor