Aktualitet 2 Nëntor 2019

Një eliminim dhe 10 veshje të ndryshme/Ja çfarë ndodhi në finale e parë të Albanian Designers Competition

Aktualitet

Ditën e djeshme u mbyll dhe java e parë e punës për konkurentët e “Albania Designers Competition”. Të dhjetë stilistët dolën përpara jurisë dhe u gjykuan për çdo stil dhe veshje që kishin sjellë bazuar në temën” Vitet që shenjuan modën”.  

4 ishin ata që shkuan në zonën e sigurtë: Marcela, Erjoni, Labentina dhe Geraldina. 6 konkurentët e tjerë u përballën me mendimet e jurisë dhe votimet përkatëse.

Veshja e cila grumbulloi më shumë pikë dhe u vlerësua për punën e detajuar ishte ajo e Alberës, frymëzuar nga vitet 20.

Ndërsa dy veshjet më pak të votuara u cilësuan ajo e Vjosanës dhe e Xhoit. Në përfundim stilistja që duhej të largohej ishte pikërisht kjo e fundit, por juria u tregua tolerante.  

Në javën e parë nuk pati asnjë të eliminuar! Të dhjetë konkurentët do të vazhdojnë të jenë pjesë e garës dhe javën e dytë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor