Pjata kryesore 1 Nëntor 2019

Supë krem me kunguj, patate dhe thjerrëza portokalli

Pjata kryesore

Recetë nga Papare

Sa herë ju ka ndodhur të ktheheni vrik nga puna dhe të vraponi menjëherë drejt frigoriferit për të parë se ç'ka për të ngrënë? Në qoftë se sot është një nga ato ditët kur asgjë nuk ua mbush syrin, Papare ka një zgjidhje të shpejtë dhe të shëndetshme për të gjithë ju: supë krem me kunguj, patate dhe thjerrëza portokalli.

Përbërësit: 1 presh, 2 patate, 3 kunguj, 200 g thjerrëza portokalli, ujë, lëng kockash, kripë dhe sherebelë.

Përgatitja: Kaurdisimpreshin, shtojmë patatet, kungujt dhe thjerrezat. Shtojmë ujë dhe kubikë me lëng kockash. E ziejmë 30 minuta me temperaturë mesatare. E bluajmë në blender dhe e rregullojmë me kripë dhe pak sherebele. Për më shumë shije kaurdisim në tigan fara luledielli ose fara të ndryshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor