Astroliving 1 Nëntor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin nëntor: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Ujori

Gjatë gjysmës së dytë të nëntorit dhe në ditët e para të dhjetorit do të vini re rezultatet pozitive në aspektin profesional, më së shumti ata që kanë nisur një projekt të ri në fillim të vitit apo ata që kanë hapur një dyqan. Keni shpenzuar shumë, por tani do të korrni frytet e punës suaj. Jupiteri është në anën tuaj, ndaj mund të mendoni të zgjeroni aktivitetin apo të kërkoni rritje në detyrë. Dëshira për të bërë më shumë nuk ju mungon. Energjitë do të shtohen pas datës 22. Edhe përgjigjet pozitive do të jenë të shumta. Kujdes në datën 25, pasi do të karakterizohet nga nervozizmi. Mos u ktheni më kot kundër eprorëve apo kolegëve. Prisni dhjetorin para se të rrezikoni.

Nëse keni kapërcyer sfidat e dy muajve të fundit, jeta në çift do të jetë më e qetë tani. Venusi favorizon takimet e reja. Arsyeja kryesore pse keni debatuar me parterët kanë qenë paratë në fakt. Nëse punoni të dy bashkë, problemet do të shtohen. Nëse doni t’i jepni duart dikujt, më mirë ktheni faqe pa shkaktuar ndonjë dramë të madhe. Marrëdhëniet më të rrezikshme për ju janë ato kur partneri kërkon të imponohet, ndaj bëni kujdes me ata të shenjës së Luanit, Akrepit dhe Demit. Lidhjet e krijuara në nëntor më së shumti bazohen te seksi.

Mos u stresoni shumë, pasi nëntori është një muaj rikuperimi. Ç’nuk keni bërë dy muajt e fundit, ndaj tani duhet të qetësoheni. Data 18 do të vërë në provë durimin tuaj. Të lindurit në shenjën e Ujorit dallohen menjëherë nga mënyra se si ulen, zor se kanë një qëndrim korrekt, sidomos në tavolinë, kur hanë. Mos e teproni!

Peshqit

Ky muaj do të shërbejë si preludi i një muaji shumë të rëndësishëm si dhjetori. Një moment interesant për të gjithë ata që do të nisin një projekt, i cili do të ketë shumë sukses vitin e ardhshëm. Tensionet e së shkuarës, të cilat kanë qenë më së shumti të lidhura me procedura burokratike, tani s’ekzistojnë më. Do të mendoni seriozisht për të ndërruar shtëpinë apo për t’u shpërngulur diku tjetër, kjo është diçka që e prisni me padurim. Këtë herë, dëshirat tuaja realizohen vërtet. Jupiteri ka një aspekt të shkëlqyer në fillim të dhjetorit, duroni edhe pak. Mos qëndroni më nën hijen e të tjerëve. Do të shlyeni një borxh shumë të vjetër ose do të zgjidhni një çështje ligjore që ka nisur që prej 2018-ës.

Shumë nga ju s’kanë pasur kurajë të propozojnë për martesë, por tani duhet të përvishni mëngët. Dëshira juaj për të dashuruar është e madhe. Ata që janë tradhtuar, duhet të vendosin në duhet të falin dhe të çlirohen nga kjo barrë. Kjo është një periudhë plot me zhvillime të reja. Marrëdhëniet e nisura prej kohësh tani do të zyrtarizohen me një datë dasme. Periudha e duhur për ata që duan të bëhen me fëmijë është pas datës 26. Nuk përjashtohen debatet e forta prind-fëmijë. Çiftet në krizë do të vendosin t’i japin fund dhe ky është një çlirim për të dy partnerët.

Është më se e kuptueshme që edhe forma juaj fizike kërkon më shumë kujdes, sidomos duke marrë parasysh sa jeni lodhur javët e fundit. Kujdes me dietat, pasi stomaku ju bezdis herë pas here. Data 14 karakterizohet nga një nervozizëm i madh. Luhatjet e humorit janë të zakonshme për ju. Agresivitetin tuaj shfryjeni në palestër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor