Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Shigjetari
Venusi dhe Jupiteri tashmë janë në shenjën tuaj, por më datë 22 do të kalojë edhe Dielli, i cili do t’i japë dritë jetës suaj. Ky është një moment force për të gjithë ata që synojnë më lart. Hezitimet që kishit gjatë shtatorit tanimë janë zhdukur plotësisht, një avantazh ky për të gjithë ata që kanë nisur një projekt të ri. Nëse jeni në moshë të madhe dhe keni kursyer para, do të mendoni që tani e më tej vetëm të pushoni dhe të shijoni jetën. Të rinjtë duhet të mundohen më shumë. Data 18 është shumë e rëndësishme për të marrë lajme të shumëpritura. Yjet ju favorizojnë aq shumë, sa edhe ata që s’kanë asnjë mundësi tani, do të shpërblehen me diçka nëse kërkojnë. Nëse i vlerësoni si duhet aftësitë tuaja, mund të fitoni shumë sfida.
Yjet do të shpërblejnë të gjithë ata që kanë pasur kurajën të përjetojnë një marrëdhënie pa menduar pasojat. Shumë nga ju janë shpërngulur dhe kanë projekte të mëdha. Jupiteri është ende në shenjën tuaj, kështu që ata që duan të bëhen me fëmijë, të fillojnë nga përpjekjet. Datë shumë e rëndësishme do të jetë edhe data 27, ditë kur do të putheni nga shumë planetë miqësorë. Fitore të mëdha ju presin. Nëse në të kaluarën ju kanë penguar, tani s’do t’ia dalin më mbanë. Kujdes me lidhjet paralele. Takimet e reja janë të favorizuara.
Bashkë me Diellin, më datë 22 vijnë edhe energji të reja. Nervozizmi i dy javëve të para të muajit do të zhduket plotësisht. Fundi i muajit është i duhuri për të nisur një kurs joge apo palestër.
Bricjapi
Qëndrimi i gjatë i Marsit në shenjën tuaj mund të shërbejë si shkak për ndonjë konflikt me personat që ju rrethojnë në mjedisin e punës, qofshin bashkëpunëtorë apo ortakë. Konsultohuni me agjentë apo me avokatë për të zgjidhur një problem. Kërkoni më shumë siguri dhe do të mërziteni se dikush nuk ju ka dhënë meritat e duhura. Më kot haheni me fatin. Deri më datë 20 nëntor s’i keni gjërat në vijë. Tri javët e para do të jenë të vështira. Mos u shkurajoni, pasi shumë gjëra varen nga lloji i aktivitetit që keni. Data 25 është më e favorshmja këtë muaj. Bëni kujdes me çështjet financiare deri në fund të vitit, sidomos nëse lidhen me pronat.
Nëntori do të sjellë më shumë qartësi në dashuri. Java e fundit do të jetë më interesante, madje edhe për çiftet që sapo kanë kaluar një krizë. Me të lindurit në shenjën e Peshqve, të Akrepit dhe të Virgjëreshës kuptoheni më mirë. Energjitë e fundit të muajit do t’ju bëjnë më tërheqës dhe interesantë, ja pse vendimet më të rëndësishme ju presin.
Dhjetë ditët e fundit të nëntorit do të bëjnë vërtet ndryshim edhe në aspektin fizik. Mundësitë për të kaluar një problem të vazhdueshëm janë më të mëdha. Bëni kujdes në datën 16, pasi dita do të jetë e tensionuar. Shqetësimet reumatizmale apo të shpinës ju bezdisin vazhdimisht.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...