Astroliving 1 Nëntor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin nëntor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

LUANI: Në aspektin profesional do të ndieni një rivalitet të madh. Edhe pse presioni është i madh, ju vazhdoni të qëndroni në avantazh dhe do të debatoni me këdo nëse mendoni se s’keni hapësirat e duhura për të vepruar. Nëse disa probleme nuk janë zgjidhur në tetor, do të rikthehen dhe debatet me eprorët nuk do të mungojnë. Vështirë se të tjerët do të arrijnë t’ju pengojnë. Data 11 do të jetë shumë e tensionuar. Nëse ndiheni të pakënaqur, do të thotë se puna që bëni nuk është më për ju.  Për ju, konkurrenca është si bukë e djathë, por kur jo të gjithë i ndjekin rregullat, atëherë ktheni kokën nga ana tjetër. Mendohuni mirë para se të prishni një marrëveshje. Gjatë fillimit të muajit do të ndiheni shumë nervozë.

Tensionet e forta në punë me karakter ekonomik nuk duhet të ndikojnë edhe në fushën e ndjenjave. E keni të vështirë të ruani qetësinë edhe në çift. Për shkak të debateve dhe zërit të ngritur pa qenë nevoja, rrezikoni t’i jepni fund një lidhjeje të mirë. Do të rikthehen debatet e vjetra, sidomos me të lindurit në shenjën e Demit dhe Akrepit. Një “ish” mund të bëhet i/e gjallë pas shumë kohësh. Marrëdhëniet e krijuara në këtë periudhë duken më shumë si lidhje nga inati sesa të ndjera. Datat 18 dhe 21 janë të favorizuara për të sqaruar çështjet familjare të lëna pezull.

Tensioni i madh që ka nisur që prej tetorit zbutet disi falë Venusit, por mbeten ende shumë probleme për të zgjidhur. Gjendja juaj fizike nuk është idealja, ndaj mos udhëtoni apo ndërmerrni nisma që kërkojnë mund. Kujdes maksimal gjatë javës së fundit të muajit. Mbani nën kontroll ankthin apo takikarditë, prej të cilave vuani shpesh.

VIRGJËRESHA: Ky do të jetë muaji i vendimeve drastike. Jupiteri i afrohet shenjës suaj dhe ka një aspekt të shkëlqyer pasi ju ka penguar për disa muaj. Paradoksi është se tanimë gjithçka mund t’ju ketë lodhur dhe jeni gati t’i çoni gjërat në djall duke e humbur toruan shumë shpejt. Ndryshimet janë të favorizuara. Ata që janë prej muajsh në pritje për të zgjidhur një çështje ligjore, do të marrin përgjigje pozitive ose një kompensim. Studentët gjithashtu janë të favorizuar për të gjetur punë, qoftë edhe me kohë të pjesshme.

Të dashuruarit do të konfirmojnë ndjenjat e tyre. Këtë muaj do ta pyesni mirë veten se çfarë dëshironi në të vërtetë. Do të kërkoni qetësinë shpirtërore me çdo kusht. Yjet favorizojnë ata që janë vetëm, por bëni kujdes nga një problem në familje. Një i afërm do të ketë probleme shëndetësore. Datat 6, 7, 14 dhe 15 do të jenë shumë angazhuese. Nëntori nuk do të sjellë lidhje të reja. Ata që janë të ndarë mes dy historish, do të marrin një vendim përfundimtar. Fundi i muajit do të jetë më i mirë. Është shumë e rëndësishme që këto ditë të tregoheni pozitivë. Martesat janë të favorizuara.

Tensioni është i lartë dhe disa ditë do të jenë vërtet elektrizuese. Nuk përjashtoj faktin se në familje do të mungojnë debatet dhe kjo gjë do t’ju stresojë shumë. Kujdes maksimal më datë 6, sidomos në aspektin psikofizik. Sa më shumë t’i afrohemi fundvitit, aq më shumë do të shtohen mundësitë për ju.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor