Astroliving 1 Nëntor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin nëntor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

BINJAKËT: Kjo është një periudhë konfirmimesh, por edhe ndryshimesh pozitive. Jupiteri do të kalojë në favorin tuaj vetëm pas disa javësh. Shumë nga të lindurit në këtë shenjë kanë kaluar një periudhë të mbushur me ankth, sidomos ata që kanë luftuar për të ruajtur vendin e tyre të punës. Data 14 është më e favorshmja, datë kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Mundësitë nuk do të mungojnë. Të rinjtë do të nisin projekte që më parë s’i kishin menduar. Ju këshilloj të kërkoni qetësinë, pasi edhe nga ana financiare parashikohen përmirësime. Lëreni pas krahëve të shkuarën. Ata që kanë punuar fort, tani do të korrin frytet e punës së tyre.

Në nëntor, fusha e ndjenjave kërkon disi më shumë kujdes, pasi jeni përqendruar shumë në aspektin profesional. Disa nga ju janë zhgënjyer në marrëdhënie, por përpiquni të mos mbani mëri. Mos nisni më kot histori të reja vetëm sa për të pasur dikë në krah apo thjesht sa për t’u marrë me dikë. Çiftet që punojnë bashkë tanimë e kanë kaluar krizën e mesit të vitit, më e keqja ka kaluar. Nëntori sjell disa tensione, por të kapërcyeshme. Disa nga ju do të mbyllin problemet ligjore me ish-partnerët. Është periudha e duhur për t’i dhënë duart një të treti që ju shqetëson në marrëdhënie. Gjërat në dhjetor do të shkojnë më mirë.

Stresi ka filluar të ndihet dhe jo gjithmonë arrini ta mbani në kontroll. Zakonisht, të lindurit në shenjën e Binjakëve nuk dinë t’i kapërcejnë problemet e befasishme, pasi duan të jetë parapërgatitur. Kur keni më shumë punë se zakonisht, shndërroheni në sipërfaqësorë dhe u largoheni problemeve. Prisni derisa Jupiteri të bëhet aleati juaj.

GAFORRJA: Të gjitha projektet që do të nisni në këtë periudhë mund të dështojnë vitin tjetër. Nuk e keni pasur të lehtë të hiqni dorë nga diçka me rëndësi për ju. Që prej muajit maj ka nisur një transformim i madh në jetën tuaj profesionale. Dielli dhe Mërkuri do t’ju ndihmojnë. Datat më të favorshme janë 6, 7 dhe 15. Shpirti juaj është gjithmonë i trazuar. Dëshironi më shumë. Nëse i krahasojmë gjërat me fillimin e 2019-ës, do të kuptoni se tanimë keni arritur më shumë. Keni lënë disa gjëra pa sqaruar me ish-punëdhënësit tuaj.

Nëntori do të jetë një muaj i qetë në fushën e ndjenjave. Ujërat do të trazohen pas datës 20. Në fund të muajit, Marsi do të nisë një kalim shumë të vlefshëm në shenjën tuaj. Marrëdhëniet e sapokrijuara duhen trajtuar me kujdes. Çiftet e konsoliduara prej kohësh nuk heqin dorë nga partnerët, pasi për ta përfaqësojnë qëndrueshmëri. E megjithatë, me mendje do të imagjinoni gjëra të ndryshme. Takimet e reja janë të favorizuara, sidomos ato në internet, por mos harroni se kujdesi s’është asnjëherë i tepërt. Një lidhje e krijuar në maj të këtij viti mund të finalizohet në diçka shumë të rëndësishme në 2020-ën. Duhet pak kohë, por e rëndësishme është të dini se gjërat po shkojnë drejt përmirësimit.

Pjesa e dytë e nëntorit sjell një rikuperim të ndjeshëm psikofizik. Marsi dhe Hëna do të kenë një ndikim të shkëlqyer më datë 25, një ditë ideale për të nisur terapi të ndryshme. Stomaku vazhdon të jetë pika juaj e dobët, ndaj bëni kujdes me mënyrën si ushqeheni dhe shmangni situatat e tejzgjatura stresuese. Nëse lind nevoja, filloni edhe një dietë të veçantë, pasi Jupiteri nuk do t’ju mbështesë shumë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor