Astroliving 1 Nëntor 2019

Parashikimi i yjeve për muajin nëntor: DASHI dhe DEMI

Astroliving

DASHI: Ky do të jetë një muaj i shkëlqyer për raportet me të tjerët. Jupiteri ka një ndikim të shkëlqyer në shenjën tuaj, por të mos harrojmë se edhe Venusi është aktiv që ditën e parë të nëntorit, ja pse takimet e punës janë të favorizuara. E premtja e datës 8 është idealja për të bërë kërkesa. Kush punon në fusha krijuese do të ketë mundësinë të nisë projekte të reja afatgjata. Do të kapërcehen pengesat e tetorit në lidhje me nënshkrimin e kontratave. Vitin e kaluar ju kam kërkuar që të bëni kujdes me bashkëpunëtorët, por tani duhet të jeni më të çlirët. Do ta keni më të lehtë t’i eliminoni njerëzit që ju hapin probleme. Gjatë dhjetë ditëve të fundit të nëntorit do t’ju mbrojë edhe Dielli. Datat më të rëndësishme janë 26 dhe 27.

Çiftet e konsoliduara prej kohësh tani mund të mendojnë edhe për një fëmijë apo për të ndryshuar shtëpi, gjëra që do të realizohen brenda marsit të vitit 2020. Ndërsa për marrëdhëniet që janë prej kohësh në krizë nuk ka shumë për të thënë. Jepini fund! Krahasuar me të shkuarën, keni ndryshuar shumë. Tani mendoni më shumë për të ardhmen dhe nuk u kushtoni rëndësi xhelozive të kota. Me Venusin në shenjën tuaj, joshja juaj as që diskutohet. Edhe zemrat e vetmuara do të kenë shumë mundësi. Nëse në krah keni personin e duhur, do të nisni projekte afatgjata me partnerët. Fati shpeshherë është treguar i ashpër me ju në fushën e ndjenjave, por yjet tanimë janë në favorin tuaj.  

Venusi dhe Jupiteri dhurojnë shpresa shumë të mira në aspektin psikofizik. Ju jeni plotësisht të pavarur dhe shumë krenarë. Ja pse nuk reshtni nga mëngjesi deri në darkë, jeni shumë aktivë. Ruajini forcat edhe për vete. Terapitë janë të favorizuara më shumë pas datës 22.

DEMI: Edhe pse ky vit parashikohej i shkëlqyer në aspektin profesional, këto tri javët e fundit keni përjetuar disa pasiguri ose keni kuptuar se disa projekte duhen perfeksionuar. Jo të gjithë bashkëpunëtorët apo kolegët tuaj ju mbështesin, ja pse fillimi i nëntorit do të vërë në diskutim disa zgjedhje tuajat. Do t’u jepni fund disa marrëdhënieve që nuk ia vlejnë. Datat më problematike do të jenë 4 dhe 5. Shmangini debatet e kota. Përpiquni të përdorni diplomacinë. Pas datës 20 nis një periudhë shumë e tensionuar për shkak të Marsit që është kundër jush. Kush nga ju ka një aktivitet privat, të gjejë një mënyrë tjetër për të investuar paratë.

Viti 2019 vazhdon të jetë i favorizuar në fushën e ndjenjave, por edhe kur yjet janë të shkëlqyera, prapë mund të hasemi me disa gjëra të vogla që për momentin na duken pengesa të pakapërcyeshme. Mos lejoni që pasiguritë e lindura gjatë muajit tetor të ndikojnë te ju edhe këtë muaj. Kapërcejeni këtë periudhë të tensionuar. Problemet ekonomike në çift janë ato që mbizotërojnë më shumë. Kushtojuni vëmendjen e duhur. Nëse vitin e kaluar jeni ndarë, do të nisni sërish një luftë të heshtur me ish-partnerët. Kujdes maksimal më datë 25, pasi java e fundit e nëntorit sjell debate për ata që janë në krizë. Kjo vlen edhe nëse i dashuroni shumë partnerët. Do t’i vini me shpatulla për muri duke menduar se s’janë të sinqertë. Vërini fre xhelozisë.

Që prej tetorit nuk ndiheni mirë fizikisht, sikur energjitë ju kanë lënë. Është e rëndësishme të harroni atë që ka ndodhur javët e fundit. Ndiheni të lodhur. Një vizitë te mjeku do t’ju ndihmojë shumë. Në datat 19 dhe 30 do të mbizotërojë tensioni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor