Art Craft 30 Tetor 2019

Hap pas hapi si të gdhendni një kungull për festën e Halloween; Ja format më të thjeshta e të frikshme

Art Craft

Nesër është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme… Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërsht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.


Vitete  fundit Halloween po festohet edhe në Shqipëri, ndonëse nuk është një festë që i përket traditës sonë. Megjithatë askush nuk na ndalon që këtë ditë të marrin një kungull e ta gdhendim me fëmijët në forma nga më të ndryshmet! E sigurt që do të jetë një aktivitet mjaft  argëtues.

Nëse çdo here keni prerë sytë në formë trekëndëshi dhe një gojë të çrregullt në kungullin tuaj, ka ardhur koha për të përmirësuar rutinën tuaj. Po ju tregojmë si fillim hap pas hapi si të realizoni pastrimin dhe gdhëndjen e kungullit e më pas disa forma të thjeshta

Materialet:

Thikë, kunguj të mëdhenj,ngjitës, modeli i përzgjedhur.
Marrim kungujt të cilët i hapim nga sipër në formë rrethore. I pastrojmë nga farat dhe tuli. Modelin e figurës që doni të realizoni priteni me gërshërë dhe vendoseni mbi kungull, duke e fiksuar me ndihmën e një ngjitësi. Sipas modelit presim kungullin me thikë. Brenda i vendosim qirinj të vegjël.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor