A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga: Santana Çomora
Jemi mësuar të shohim dasma madhështore, me lule shumëngjyrëshe e dekore të shumta, të personalizuara me historitë më të rëndësishme të jetës së çiftit, por nuk na ndodh shpesh të shohim një dasmë me tematikë Halloween-i. Fotografja Anjeza Dyrmishi, në bashkëpunim me "Geraldina Sposa" sjell një koncept të ri dasme. Martohuni në fund të muajit tetor që t'i rezervoni vetes një ceremoni ndryshe, të paparë ndonjëherë.
Në vend të luleve, do të gjejmë simbolin e kësaj feste amerikane, kungullin, e në vend të dekorit, shandanë me qirinj elegantë, të vendosur me shije në tokë, duke krijuar një atmosferë sa romantike, aq edhe intime. Të gjitha këto elemente, të dekoruara me shumë elegancë, sjellin një magji drithëruese. Një dasmë mistike, në një pyll magjepsës, përshtatur me grimin e çiftit, duke thyer çdo tabu dhe duke e sjellë atmosferën e kësaj feste edhe në detajet e veshjeve. Editorialin dhe setin e plotë të fotografive e gjeni në revistën Living numri vjeshtë!
Ideja & realizimi/ Fotografe: Anjeza Dyrmishi
Fustani i nuserisë: Geraldina Sposa
Kostumi i djalit : Joni Peçi
Modelet: IModels Management - Ergi Bardhollari, Anton Voci
Flokët: Besmira Hoxha
Grimi: Henri Gjata
Dekori: Geraldina Sposa
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...