Aktualitet 29 Tetor 2019

Nga konkurentët deri tek juria VIP, ja çfarë u zbulua për emisionin e modës Albania Designers Competition

Aktualitet

Ditën e djeshme startoi talent show “Albania Designers Competition”. Këtë program do të mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në dy rubrika: ora 18 e 30 “Në atelie” dhe të premten në mbrëmje ora 21:00 “ADC show “ në LIVING HD, platforma Tring. Në puntatën e parë arritëm të zbulonim 10 konkurentët dhe atelienë ku do të kalojnë ditët duke krijuar, skicuar, qepur dhe duke eksperimentuar me idetë e tyre.

Çdo krijim do të bazohet në një buxhet dhe temë të caktuar nga produksioni. Puna fillon menjëherë nga skicat të cilat janë më të rëndësishmet për të vazhduar me tej me përzgjedhjen e copave, aksesorët dhe përfundimin e veshjes. Në gjithë këtë rrugëtim secili konkurent do të jetë në shoqërinë e modeleve të Grace models Albania.

Këta dhjetë të rinj të talentuar do të këshillohen nga mentori dhe stilisti i njohur Ardi Asllani. Gjithashtu pjesë e jurisë së përhershme që do t’i shoqërojë janë Jonida Maliqi, Joni Peci dhe Bora Zemani e cila ka dhe rolin e moderators në këtë talent show gjigant.

Për dhjetë javë me rradhë do të ketë të ftuar special, profesionistë në botën e modës të cilët do të gjykojnë çdo detaj në krijimet e konkurenteve.

Në fund të çdo jave një konkurenti do t’i duhet të lërë garën duke hequr dorë nga finalja e madhe.

ADC (Albania Designers Competition) është reality show i pare kushtuar modës në Shqipëri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor