Marredhenia ne çift 29 Tetor 2019

Shenja që jep një adolesht në rastet kur e shantazhojnë online me foto e mesazhe; Ja roli që duhet të luajë prindi

Marredhenia ne çift

Sexting-mesazhet (shpërndarja e fotove seksuale) si dhe bullizimi online janë dy nga fenomenet më të përhapura mes të rinjve, por edhe nga më të rrezikshmet. Sexting përdoret si formë presioni, ndërsa bullizimi nuk raportohet.  Kompjuter, tastier, mouse-smartfon-klik dhe të gjithë lundrojnë në botën e pafundme të internetit, pa marrë në konsideratë dhe rrezikun real online

Sexting-që do të thotë të dërgosh të të marrësh mesazhe, foto video me përmbajtje seksuale përmes rretjeve sociale, dhe bullizimi janë dy nga kërcimet serizore për të miturit. 
“Më tepër mesazhet me përmbajtje erotike përdoren në formën e shantazhit dhe shtrëngimit. Janë kryesisht marrëdhëniet e adoleshtentëve jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe persona të rritur që tentojnë të hyjnë në proces sexting të shkëmbimit të mesazheve dhe materialeve të tjera me natyrë erotike me fëmijët dhe adoleshentët.Në momentin që personat nuk duan ta vazhdojnë më atë lloj lidhje, ata kthehen në viktima të shantazhit ku personat i kërcënojnë se do të publikojnë materialet që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.” Kështu do të shprehej në një intervistë Mirgit Vataj koordinator Children's Human Rights Centre of Albania.

Identifikimi i një fëmije-viktimë të bullizmit është më i lehtë, pasi sinjalet janë më lehtësisht të perceptueshme, krahasuar me sinjalet sjellore dhe emocionale që lëshojnë bullistët. Karakteristika të tilla si pasiviteti, dobësia fizike apo sëmundjet e vazhdueshme, gjendja e vazhdueshme e ankthit apo tërheqja nga pikëpamja sociale, i bën këta fëmijë të jenë një objektiv jo vetëm interesant, por edhe i suksesshëm për bullistin. Viktimizimi bën që këta fëmijë të humbasin interesin ndaj shkollës (A ju sjell gjë në mendje shpikja e çdo arsyeje të mundshme për të mos shkuar në shkollë?), të fillojnë të mendojnë se janë të paaftë për të krijuar marrdhënie sociale, të shfaqin probleme serioze me ushqyerjen dhe ritmet e gjumit, të shfaqin deri edhe probleme serioze me shëndetin fizik dhe mendor. Djemtë nuk janë të vetmit që përfshihen në bullizëm, pasi bullizmi nuk është vetëm dhunë fizike. Përhapja e thashethemeve, izolimi social, dhuna psikologjike janë gjithashtu forma tipike të bullizmit dhe kjo i bën vajzat po aq bulliste dhe viktima sa edhe djemtë. Vlen gjithashtu të përmendet fakti se disa individë mund të jenë edhe bullistë edhe viktima, kuptohet në mjedise të ndryshme sociale. Çfarë i bën të tillë apo të atillë, kjo mbetet ende objekt kërkimi.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor