Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
RECETË NGA ADDA'S ALL
Kjo nuk është një recetë tradicionale e supës pasha qofte, por e modifikuar me teknika të tjera dhe përbërës shtesë. Shpresojmë ta pëlqeni.
PËRBËRËSIT: 2 patate, 3 karota, 1 qepë, 2 thelpinj hudhra, 350 g mish i grirë viçi, majdanoz, koper, 1 gotë kos, 2 të verdha veze, 2 lugë makarona supe, 1 lugë gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, 1 limon, kripë, piper zi dhe lëng mishi ose vegjetal.
PËRGATITJA: Në mikser vendosni qepën, karotat, patatet, hudhrat dhe jepuni një të bluar. Hiqni gjysmën e kësaj përbërje pasi na duhet për trashjen e lëngut dhe ruajeni mënjanë. Shtoni në mikser mishin e grirë, kripë, piper të zi, koper dhe majdanoz. Bluajeni derisa masa të formohet. Lyeni duart me vaj dhe formoni qofte të vogla sa një kokërr arre. Shtoni pak gjalp dhe vaj në tenxhere dhe kaurdisni qoftet nga të gjitha anët, duke pasur kujdes mos t'u prishni formën. Hiqini me kujdes dhe ruajini mënjanë. Tek e njëjta enë kaurdisni pjesën e perimeve që hoqëm më parë. Shtojuni kripë, piper dhe sapo të marrin një ngjyrë të bukur të artë, mbulojini me lëngun e mishit ose lëngun vegjetaë. Shtoni dhe qoftet në të dhe ulni zjarrin në minimum duke i lënë të gatuhen. Pas 10 minutash shtoni makaronat e vogla të supës dhe lëreni akoma të gatuhen.
Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shtoni dhe kosin. Merrni pak lëng nga supa dhe shtojeni tek salca me kos duke e përzier vazhdimisht. Më pas salcën me kos shtojeni tek supa gjithmonë duke e përzier vazhdimishtë që mos t'ju pritet. Provojeni nëse ka akoma nevojë për kripë, piper dhe ndonjë erëz të njomë dhe shërbejeni.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...