Letra 29 Tetor 2019

Luftoi kancerin e rrallë të gjirit kur ishte shtatzënë, flet 36 vjeçarja "E dija se nuk mund ta abortoja, ai duhet të jetonte"

Letra

Jade Devis kishte ëndërruar që fëmijë momentin kur do të shtrëngonte në krahë fëmijën e saj, por me siguri nuk e kishte çuar kurrë nëpër mend se gjatë kësaj kohe do i duhej të përballej me një tjetër sfidë të rëndësishme që do e vinte përballë një zgjedhje të vështirë: jetës së saj apo të foshnjës që priste. Mamaja 36 vjeçare nga Kalifornia, u diagnostikua me një nga format më të rralla të kancerit të gjirit, në mars të vitit 2019, pikërisht në fillim të tremujorit të parë të shtatzënisë. Kur Jade vuri re praninë e një gunge të çuditshme në gjoksin e djathtë nuk i kushtoi rëndësi, por kur ajo filloi të rritej dhe të bëhej në e fortë zgjodhi të bënte një grafi.

Mjeku i saj radiolog e siguroi që gunga nuk ishte asgjë serioze dhe se me shumë gjasë i ishte shfaqur për shkak të shtatzënisë, por Jade kërkoi të bënte biopsi. Pikërisht në këtë moment jeta e saj u trondit, gruaja e re vuante nga kanceri i gjirit trefish negativ.

Sipas mjekëve, nuk kishte më kohë për të humbur dhe se duhej ndërhyrë menjëherë. Ky lloj kanceri është më agresiv se ai i zakonshmi dhe duheshin shumë seanca kimioterapie, në mënyrë që ta zhduknin plotësisht. Ata i këshilluan që të hiqte dorë nga shtatzënia pasi kimioterapia rriste rrezikun e defekteve të lindjes ose abortit spontan. Megjithatë ajo nuk hoqi dorë dhe zgjodhi të luftonte bashkë me të e për të.

Gruaja 36 vjeçare ka rrëfyer për ''Good Morning America" historinë e saj, që ka prekur me qindra njerëz. ''Kur mora vesh se kisha kancer gjiri, e vetmja gjë që mendoja nuk ishte shëndeti im, por foshnja që prisja. Kisha kaluar 4 aborte spontane dhe kisha vajtur shumë, e s'doja që kjo gjë të përsëritej. Kur mjekët më këshilluan të hiqja dorë, nuk doja ta pranoja e besoja dhe vendosa të mos e ndërpres shtatzëninë. Ndihesha fajtore se mund t'i ndodhte diçka Bradley-t, por doja vetëm që ai të lindte. Kam bërë tre cikle kimioterapie gjatë dy tremujorëve të fundit. Bradley lindi më 25 korrik, kurse tani po bëhem gati të fitoj betejën e fundit"-rrëfeu ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor