Orakulli i kuzhinës 29 Tetor 2019

Dietat me banane janë më mirat për të rënë në peshë, por zbuloni në çfarë fazë pjekjeje duhet t'i hani për të përfituar

Orakulli i kuzhinës

Dietat me banane janë ndër më populloret në mesin e nutricionistëve. Ky frut është i pasur me kalium, karbohidrate të shëndetshme dhe ndihmon në eleminimin e tepërt të ujit nga organzmi. Megjithatë ajo që nuk keni ditur deri më sot është se ngjyra e bananes dhe konsumi i saj në faza të ndryshme të pjekjes mund të sjellë përfitime të ndryshme. Banania jeshile, e verdha dhe ajo e pjekura mirë, me pika të zeza në lëkurë  kanë efekte të ndryshme në trupin tuaj, ndaj lexoni më poshtë se cila banane përshtatet më së miri me regjimin tuaj, kur qëllimi juaj është të bini në peshë

Banane jo plotësisht të pjekura
Sipas onegreenplanet bananet e papjekura kanë nivelin më të ulët të sheqerit si dhe numrin e lartë të baktereve probiotike që ndihmojnë në proceset e zorrës së trashë.
Këto banane janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë fryrje. Por për shkak të përmbajtjes së tyre të ulët të sheqerit, mund të konsumohet pa problem nga njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Për shkak të përmbajtjes së niseshtesë, këto banane mund t’ju bëjnë gjithashtu të ndiheni të ngopur më shpejtë dhe për një kohë më të gjatë. 

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Si të shmangni nxirjen e bananeve pa qenë nevoja t'i ruani në frigorifer

 Banane të pjekura
Shumë nutricionistë besojnë se sa më shumë njolla ngjyrë kafe të ketë një banane aq më shumë përbërës anti-kancerogjenë ka ajo. Këto banane përmbajnë gjithashtu një përqendrim shumë të lartë të fibrave, vitaminës C, kaliumit, vitaminës B dhe antioksidante. Përveç kësaj, bananet e pjekura janë më të lehta për sistemin tuaj të tretjes.

Bananet kafe

Bananet  kafe janë dhe opsioni më i ëmbël. Kjo do të thotë se ndërsa vazhdojnë e piqen, nivelet e fruktozës rriten gjithashtu. Me rritjen e përmbajtjes së sheqerit, lëndët mikroushqyese ulen. Megjithatë kur lëkura e bananes është plotësisht kafe, kjo do të thotë qëështë shumë e pasur në antioksidantë. Këto ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave. Banane të pjekura ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të trupit tuaj 8 herë më shumë sesa një banane e papjekur mirë.

CILËN BANANE DUHET TË ZGJIDHNI PËR TË RËNË NË PESHË

Me të gjitha përfitimet e bananeve që përmendëm më sipër, mos harroni se një banane me madhësi mesatare ka 105 kalori pavarësisht nëse është e fortë, e butë apo me pika të zeza. Por, nëse doni të humbni peshë, konsumoni banane të gjelbërta, ato të papjekura mirë.

Siç shkruajtëm më sipër përmbajtja e ulët e sheqerit dhe niseshteja e saj rezistente, i bën ato opsionin më të mirë për dietat e dobësimit. LIVING

Lexoni gjithashtu: Përse duhet të zieni një banane para se të flini ?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor