Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) prek kryesisht gratë në moshën riprodhuese e shkaktohet nga çekuilibrimi hormonal e niveli i lartë i hormoneve mashkullore. Edhe pse arsyeja e saktë pse gratë vuajnë nga PCOS nuk dihet ende, ka studime që e lidhin me nivelet e larta të insulinës pasi kjo është një nga arsyet pse vezoret prodhojnë më shumë androgjen. Gjenetika gjithashtu konsiderohet një faktor ndikues ! Nëse vuani nga PCOS, mund të keni edhe inflamacion të shkallës së ulët, gjë që kontribuon në rezistencën ndaj insulinës. Simptoma të tjera përfshijnë cikle të parregullta menstruale, shtim në peshë, njollosje midis periudhave, qime në fytyrë, puçrra, rënie të flokëve dhe infertilitet. Mund të çojë gjithashtu në depresion, diabet dhe sëmundje të zemrës. Kura për këtë sindromë ende nuk është gjetur, por mund të kontrollohet. Këtu janë disa ushqime që mund të lehtësojnë simptomat.
1. Kanellë
Sipas një studimi të Universitetit Columbia, kanella është një nga përbërësit më efektiv për të rregulluar ciklin menstrual, veçanërisht për gratë që vuajnë nga kjo sindromë. Për më tepër, një studim tjetër tregon se kanella mund të zvogëlojë gjithashtu rezistencën ndaj insulinës
2. Fara e lirit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të androgjenit në trup për shkak të kompozimeve që përmban. Fibrat mund të ndihmojnë gjithashtu në vonimin e metabolizmit të glukozës
3. Uthull molle
Një nga përdorimet e uthullës së mollës është të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës. Nëse ka më pak insulinë në trup, ka edhe më pak testosterone, që do të thotë hormoni mashkullor nuk mbizotëron mbi atë femëror.
4. Pirja e të paktën 10 gotave ujë në ditë! Kjo mund të ndihmojë në eleminimin e radikaleve të lira në trup që mund të shkaktojnë çekuilibrim hormonal. Përveç ujit, mund të hani edhe perime dhe fruta me përmbajtje të lartë uji, siç janë shalqiri dhe kastraveci
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...