Marredhenia ne çift 28 Tetor 2019

Bëjini një nder vetes dhe jepini partnerit një 'french kiss' ; Ja përfitimet e puthjeve të gjata pasionante

Marredhenia ne çift

Nëse nuk mund ta kujtoni herën e fundit që jeni puthur me pasion, është koha të ndryshoni disa gjëra në lidhjen tuaj. Sipas shkencës, ky është një nga treguesit më të mëdhenj të pakënaqësisë në çift: të shmangësh puthjet e gjata ! E nëse arsyet pse njerëzit nuk bëjnë seks mund të jenë  të shumta, e nuk tregojnë domosdoshmërisht mungesën e dashurisë në çift, i vetmi justifikim për mungesën e puthjeve është  intimiteti i vakët. Prandaj, puthni të dashurin tuaj çdo ditë për t'i bërë ata të ndjehen të dashur. Më poshtë do të gjeni të gjitha aryset përse duhet të puthni më shpesh:

Rritet niveli i hormonit të oksicitinës
Për burrat, hormoni i dashurisë i njohur si oksitocina rritet çdo herë pas një puthje pasionante.

Një jetë më e mirë
Sipas studimeve, çiftet që puthen shumë janë më të lumtur dhe kanë një marrëdhënie më të shëndetshëm.

Përmirësimi i shëndetit fizik
Sipas një studiuesi nga Lafayette College, Pennsylvania, Wendy Hill shpjegon se të puthurit për 15 minuta në total gjatë një dite mund të zvogëlojë nivelet e hormonit kortizol, që është hormoni i stresit. Një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Arizonës me më shumë se 52 çifte që ishin në një lidhje afatgjate dhe të lumtur, tregoi gjithashtu se ata kishin nivele më të ulët të kolesterolit.

Cilësia e marrëdhënieve
Të puthurit me pasion nuk ka të bëjë vetëm me dashurinë, por edhe cilësinë e marrëdhënies. Kur çifti puthet shpesh, ata janë më ekspresivë me ndjenjat e tyre dhe kanë një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor