Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga : Santana Çomora; Fotografia : Edvina Meta ; Veshjet : Retro Avantgarde
Mbi 30 vite në skenë, këngëtarja Eranda Libohova ka ditur të spikasë, jo vetëm për zërin e saj melodioz, por edhe për stilin e saj unik e mjaft të kuruar në çdo dalje, qofshin këto festivale, koncerte apo video klipet e radhës. Eranda ndoshta është nga të vetmet këngëtare që di të përqafojë mirë brezat, që nga momenti i debutimit të saj të parë në moshën 15 vjeçare, rreth viteve 80 – të e deri në ditët e sotme duke ditur të përshtatet mjaft mirë e të jap maksimumin në çdo gjë. Ajo e dashuron profesionin që ka dhe përpiqet të azhornohet me çdo trend të ri muzikor, duke alternuar muzikën moderne me atë të tabanit kombëtar. Përveç të tjerave, Eranda është besnike e shijeve të saja. Këtë gjë e kemi vënë re edhe në momentin kur ajo na hapi dyert e na tregoi pasionin e saj për arredimin e shtëpisë në programin “ My Living “. Një shtëpi minimaliste frymëzuar nga stili skandinav me ngjyra të ftohta, por që përçonte mjaft dashuri e mund, për ta bërë sa më të këndshme e funksionale. Përtej shijeve personale, Eranda është po e njëjta. Gjatë gjithë kohës, ajo mban një dietë të shëndetshme ushqimore, ushtron zumba të cilën u bë vite që e praktikon, si dhe tani në verë preferon të përdor biçikletën në vend të makinës. Pjesa tjetër është meritë e geneve të trashëguara...
Kështu është ajo, energjike dhe pasiononte në gjërat që bën, dhe këtë e transmeton që në momentin e parë që e takon. Ajo di të fal dashuri e të mos bezdiset nga fansat, që gjithmonë e përshëndesin dhe përgëzojnë për këngët që nxjerr. Ndoshta ky është dhe eliksiri i saj i bukurisë, pozitiviteti që shfaq e bën të ketë gjithmonë freski në pamjen e saj, duke e bërë lozonjare e duke i ulur dhe vitet që ka mbi supe. Paralelisht me vokalin e ëmbël, ajo ka ditur të na surprizojë edhe me stilin e veçantë të të mbajturit. Çdo dalje e saj ka qenë një tendencë e re në fushën e modës. Nuk ka qenë kurrë e ekzagjerimeve të mëdha, s’ ka preferuar kurrë të bëjë këngë duke ekspozuar trupin apo të bëjë një ekzibicion në skenë, pasi me veshjen ajo ka dashur ti jap vlerë zërit të saj dhe të respektojë muzikën që përfaqëson. Përtej kamerave ajo dallon për një stil unik, herë sportiv e herë elegant. Nuk është se i përmbahet rregullave të modës, sepse siç shprehet ajo, moda i ka thyer prej kohësh rregullat e veta. Ndër vite Eranda i ka veshur të gjitha si minifunde, këpucë me platformë, lëkurën, teminat, puplat, xixat por pothuajse të gjitha këto nuk gjenden më në gardërobën e saj. Sepse moda ndryshon, kështu që dhe veshjet ndryshojnë, por stili mbetet i njëjtë.
E gjej veten në stilin casual chic, të thjesht por që bie në sy, ndoshta sepse të lejon të kombinosh veshje dhe stile të ndryshme mes tyre ....
Eranda është fanse e materialeve lino. E preferon si në fustane e pantallona ashtu edhe në bluza apo këmisha. Ajo di të guxojë edhe me materiale të tilla dhe në një darkë, pastaj varet nga mbrëmja, nëse është diku e do ti japi një tonalitet ndryshe pamjes, një material mëndafshi që ka dhe transparencën, por që lejon dhe lëkurën të marrë ajër, është veshja e duhur për të. Ngjyrat e preferuara janë e bardha dhe ngjyrat pastel. Ndihet mirë si me fustane dhe pantallona, por e gjen veten më shumë tek këto të fundit. Eranda di ti japë pamjes lezet tjetër, duke i kushtuar vëmendje edhe aksesorëve, që nga byzylykët apo varëset me punime dore e deri tek kapelat e shumta që ka.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...