Orakulli i kuzhinës 27 Tetor 2019

6 arsyet përse KEFIRI duhet të zëvendësojë kosin në shtëpinë tuaj; Ja dobitë shëndetësore e mënyra e përgatitjes

Orakulli i kuzhinës

Kefiri, produkti i fermentuar,  i pasur me probiotikë,  mund të përdoret si një ilaç natyral për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë sindromën e zorrëve të irrituara, alergjitë, rënien e  imunitetit etj. Pavarësisht llojit që preferoni, kefir nga qumështi i dhisë, kefir me qumështin e lopës ose kefirin me qumështin e arrës së kokosit, shtimi i pijes së fermentuar në dietën tuaj mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tuaj imunitar dhe të luftoni bakteret e dëmshme. Kefiri ka aftësinë të promovojë shumimin e baktereve të mira në zorrë e më poshtë Living liston të gjitha përfitimet e tjera:

Këtu lexoni si përgatitet

1. Nxit Imunitetin

Kefiri përmban komponime shëruese, përfshirë biotin dhe folate, që punojnë për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi. Hulumtimet kanë treguar që përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të mbrojtur trupin nga bakteret e dëmshme, përfshirë salmonelën, E. Coli dhe candida, falë vetive të tij të fuqishme antibakteriale.

2. Ndihmon në  forcimin e kockave

Trupi e përdor kalciumin për të parandaluar degjenerimin e kockave dhe për të zvogëluar rrezikun e osteoporozës. Kefiri  është i pasur në mineralin më të rëndësishëm për kockat, por gjithashtu përmban Vitaminë K2. Studimet kanë treguar që kjo vitaminë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të kockave duke rritur densitetin e tyre dhe thithjen e kalciumit.

3. Ndihmon në Luftimin e Kancerit

Përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në luftën kundër kancerit. Studimet kanë treguar që kefiri ka veti anti-kancerogjene. Në një studim të kryer në kampusin MacDonald të Universitetit McGill në Kanada, studiuesit zbuluan se kefiri ishte në gjendje të zvogëlonte qelizat e kancerit të gjirit me 56%.

4. Shëndeti i aparatit tretës

Kefiri ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve. Komponimet probiotike të kefirit veprojnë për të luftuar sëmundjet gastrointestinale, përfshirë sëmundjen e Crohn, sindromën e zorrës së irrituar dhe ulcerat.

5. Shëron lëkurën

Përfitimet nga keifir shtrihen në organin tonë më të madh - lëkurën. Kur zorra është e mbipopulluar me baktere të dëmshme, ajo mund të çojë në probleme të lëkurës si puçrra, psoriasis, skuqje dhe ekzemë. Duke balancuar bakteret në zorrë, kefiri ndihmon në luftimin e problemeve të lëkurës dhe forcimin e sistemit imunitar.

6. Lehtëson simptomat e intolerancës ndaj laktozës

Përfitimet e kefirit përfshijnë aftësinë për të lehtësuar simptomat e intolerancës së laktozës. Përbërësi aktiv në kefir funksionon për të zbërthyer laktozën në acid laktik. Acidi laktik është më i lehtë për tu tretur. Sipas Journal of the Academy of Nutrition and Dieticics, kefiri përmirëson tretjen e laktozës dhe ul nivelet e tolerances te të rriturit.  Burimi: David Wolfe 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor