Orakulli i kuzhinës 27 Tetor 2019

Mbretëresha e jeshillëqeve, 7 arsye përse KALE është më e shëndetshmja nga familja e lakrave

Orakulli i kuzhinës

Kale është një nga lakrat më të shëndetshme në familjen e jeshillëqeve, të cilën duhet ta përfshini sa më parë dhe shpesh në regjimin tuaj. E pasur me minerale, vitamina e lëndë ushqyese, kale shpesh është një nga përbërësit kryesor në smothie, por mund të përgatitet dhe në shumë mënyra të tjera Në Living kemi bërë patatina me fletët e saj.  

Shtimi i kales në dietën tuaj mund të jetë i dobishëm për shëndetin tuaj në disa mënyra dhe më poshtë gjeni të listuar 7 përfitimet kryesore

1. Anti-inflamator

Kale është një perime me aftësi të shkëlqyera  për të luftuar inflamacionin. Kale ka një raport gati të përsosur omega-3 ndaj omega-6, duke e bërë atë një nga ushqimet më të mira për luftimin e inflamacionit. Shumë nga ushqimet e përpunuara që hamë janë të pasura me acide yndyrore omega-6 dhe janë absolutisht pro-inflamator. Inflamacioni kronik shkakton sëmundje të tilla si artriti reumatoid, sindromën e zorrës së irrituar dhe kancer.

2. Antioksidantët

Kale është e pasur në veçanti, me vitaminë C dhe beta-karoten. Deri tani mund të keni dëgjuar se antioksidantët mund të riparojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Është e vërtetë, dhe kur bëhet fjalë për antioksidantë, kale është një zgjedhje e shkëlqyeshme. Radikalët e lirë shkaktojnë stres oksidues, i cili mund të çojë në kushte të tilla si sëmundja e Parkinson dhe Alzheimer.

3. Detoksikimi

Ndonëse trupi ka aftësinë të vetëdetoksikohet (mëlçia është organi që eleminon toksinat ) kale, falë enzimave, lëndëve ushqyese mund të ndihmojë trupin të detoksikohet në nivelin qelizor.

4. Shëndeti i zemrës

Deirdre Orceyre, një mjek naturopat në Qendrën për Mjekësi Integruese në Qendrën Mjekësore të Universitetit George Ëashington, pohon se perimet me ngjyrë të errët si kale tregojnë një përqëndrim të lartë të lëndëve ushqyese. Kale është një nga perimet më të shëndetshme në familjen e lakrave e cila mund të rrisë raportin e kolesterolit HDL *të mirë ndaj LDL kolesterolit të keq  deri në 27 përqind.

5. Zhvillimi i trurit tek foshnjat

Përfitimet shëndetësore të Kale vazhdojnë me aftësinë për të nxitur  zhvillimin e trurit të foshnjave. Kjo perime jeshile e errët është një burim i shkëlqyeshëm i folatit, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes. Folatet gjithashtu marrin pjesë në formimin e tubit nervor dhe zhvillimin e duhur të fytyrës dhe zemrës. Ja pse gratë shtatzëna duhet ta përfshinë në regjimin ushqimor

6. Parandalimi i kancerit

Perimet crucifere (lakra lule lakra, kale etj)  janë të shkëlqyera për luftimin dhe parandalimin e kancerit. Në fakt, më shumë se 70 përqind e të gjitha hulumtimeve të bëra mbi këtë familje perimesh arritën në përfundimin se ato mbrojnë trupin tuaj nga qelizat kancerogjene.

7. Shikim më i mprehtë

Përfitimet shëndetësore të Kale përfshijnë gjithashtu mbrojtjen e shikimit tuaj. Kjo është për shkak të dy lëndëve ushqyese, lutein dhe zeaxanthin, të cilat i japin kësaj perime ngjyrën e saj të gjelbër të errët. Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktit.

BURIMI: DAVID WOLFE

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor