Aktualitet 26 Tetor 2019

Me fundjavën mbarojnë edhe ditët e nxehta; ja ç’pritet javës tjetër

Aktualitet

Moti i ngrohtë dhe me  diell deri në fund të tetorit po i lë vendin motit të vërtetë të vjeshtës, të freskët dhe me reshje.

Sipas Meteoalb, kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.

Pra që nga e hëna, mos harroni çadrën në çantë dhe një triko me vete!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor