Aktualitet 25 Tetor 2019

Luiza Xhuvani mbyt dhimbjen dhe ringjitet në skenë!

Aktualitet

Pas një periudhe dhimbjeje në familjen Xhuvani, aktorja e mirënjohur e roleve dramatike dhe melankolike do të ngjitet përsëri në skenë. Luiza Xhuvani do të jetë përkrah Ndriçim Xhepës, partnerit të saj të shumë roleve në një mbrëmje poetike: “Mbrëmë i përshpërita një ylli!”

Lirikat e dashurisë së Rumit do t’i dhurojnë një frymë të pastër publikut artdashës së kryeqytetit.

Ideatori dhe aktori i ri Kristian Koroveshi do të interpretojë në skenë përkrah dy aktorëve të mëdhenj.

Shfaqja vjen të enjtën më 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike.

“Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit”, thuhet në njoftim.

Nëse ju pëlqen poezia, notat melodioze dhe melankolike të zërit të Luizës, do t’ju ngrohin shpirtin!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor