Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga : Santana Çomora/ Fotografia : Edvina Meta/ Veshjet : Retro Avantgarde
Mbi 30 vite në skenë, këngëtarja Eranda Libohova ka ditur të spikasë, jo vetëm për zërin e saj melodioz, por edhe për stilin e saj unik e mjaft të kuruar në çdo dalje, qofshin këto festivale, koncerte apo video klipet e radhës. Është e dashur nga të gjithë e nëse ju rastis ta shihnit në rrugë, e sigurt që nuk do e shihni vetëm, sepse me të është gjithmonë qenushja e saj, Tekila. Kudo edhe gjatë setit fotografik, Tekila është aty, e cila e ndjek me sy dhe trembet se mos e zonja largohet qoftë edhe për një moment. Qenushja sot është 11 vjeçe. Ishte 3 muajshe kur një ditë rastësisht për të marrë ushqim për zogjtë në një dyqan kafshësh, Eranda njihet me të e që nga ai moment, ato janë dy shoqe të pandara. E quajti Tekila si pija meksikane e njohur, pasi që e vogël ishte shumë energjike, e lëvizur dhe hiperaktive :
“ Nuk ka lënë këpucë e sandale pa kafshuar derisa nuk visheshin më. Kjo derisa u rrit pak. Tani është shoqja ime 11 vjeçare që nuk më ndahet kurrë, sidomos dhe tani që mami nuk është më, e marr me vete, jo në të gjitha udhëtimet, se me gjithë dëshirën e saj për të qenë kudo me mua e kursej pak pasi edhe lodhet, sidomos në vapë.” – na shpjegon ajo duke na i bërë të ditur edhe gjatë setit ta mbanim me fytyrë përballë saj në mënyrë që ta shihte se ç’po bënte këngëtarja. Eranda shton duke qeshur që Tekila përveç të tjerave është bërë pjesë dhe e klipit të këngës “ T’kam tregu “.
Eranda ndoshta është nga të vetmet këngëtare që di të përqafojë mirë brezat, që nga momenti i debutimit të saj të parë në moshën 15 vjeçare, rreth viteve 80 – të e deri në ditët e sotme duke ditur të përshtatet mjaft mirë e të jap maksimumin në çdo gjë. Ajo e dashuron profesionin që ka dhe përpiqet të azhornohet me çdo trend të ri muzikor, duke alternuar muzikën moderne me atë të tabanit kombëtar.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...