Pjata kryesore 24 Tetor 2019

Kombinimi klasik për një vakt të plotë: Supë me perime dhe byrek me qumësht e vezë

Pjata kryesore

Nga Papare

Në ka një kombinim klasik të recetave për të përftuar një vakt të plotë. ai padyshim do të ishte supë me byrek.  Papare foodbloggerja më e dashur nga miqtë e Living, i sjell të gatuara në këtë mënyrë

Supë me perime

1 qepë e kuqe
2 kunguj
2 karota
4 patate të vogla
1 tufë lëpjetë
Lëng kockash viçi
majdanoz
Limon
Piper

Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri, shtojmë karotat, patatet dhe kungujt. Shtojmë lngun me copat e mishit, kripën dhe e ziejmë 15 min. Në fund shtojmë lëpjetën, majdanozin dhe sipas dëshirës piper dhe limon.

———————————————————-

Byrek me qumësht, vezë dhe djathë

500 g qumësht i prerë i kulluar
4 vezë
200 g djathë
500 g miell
Kripë
Vaj
Gjalpë

Zëmë brumin e byrekut me miell, kripë dhe ujë. Qumështin e prerë e kullojmë dhe e vendosim në tas, shtojmë vezët djathin dhe e përziejmë. Brumin e ndajmë në 16 topa, i hapim dhe i bashkojmë në katërsh. Hapim petë, shtrojmë e mbushim deri në fund. E pjekim në temp 200 për 30 min.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor