Letra 23 Tetor 2019

''Na quajtën përbindësha, por martesa jonë triumfoi mbi gjithçka" çifti me sindromën Down rrëfejnë përrallën e tyre të dashurisë

Letra

Kur Tommy dhe Maryanne Pilling vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, këtu e 24 vite të shkuara, pati shumë nga ata që menduan se kjo lidhje do të dështonte pasi nuk ishte normale. I quajtën përbindësha, të sëmurë e të papërgjegjshëm vetëm sepse kishin një kromozom më shumë, një kromozom që ndoshta do i pengonte për të qenë të lumtur, por kohë tregoi krejt të kundërtën. Ishte data 15 korrik e 1995-s, çifti me sindromën Down zgjodhën t’i premtonin njëri-tjetrit dashuri të përjetshme para  250 të ftuarve. Ishin takuar në një për njerëzit me probleme përqendrimi, ku shërbenin të dy si vullnetarë, e kaq mjaftoi që në zemrat e tyre të ndizej shkëndija e dashurisë.

Çifti i njohur britanik ka rrëfyer së fundmi përrallën e tyre të dashurisë, duke emocionuar të gjithë me dashurinë e tyre të pafundme, e cila vazhdon të ndezë zemrat e 61 vjeçarit dhe gruasë së tij 48 vjeçare.  18 muaj pas takimit tyre të parë, Tommy bleu një unazë plastike dhe i kërkoi dorën të dashurës së zemrës.  E veshur me një fustan të bardhë princeshe dhe një kurorë të vogël, Maryanne dhe i dashuri i zemrës u betuan për dashuri të përjetshme, në kohë të mira dhe të këqija, në momente të lumtura dhe hidhërimi, duke premtuar se, çfarëdo të ndodhte ata do të vazhdonin të ishin bashkë.

5 vite më parë, Tommy u diagnostikua me një lloj të lehte demence që e pengonte të bënte gjërat më bazike si të lidhte këpucët apo edhe të lidhte këpucët. Ai arriti deri në atë pikë sa të mos e njohë dashurinë e jetës së tij, por Maryanne arriti ta mbante veten në kontroll dhe ta ndihmonte.

Ata tashmë i kanë rinovuar zotimet e tyre dy herë, për t’i ritheksuar botës se kur dikush nuk do asgjë nuk është e pamundur: "Nuk do te heqim kurrë dorë nga dashuria për njëri-tjetrin dhe buzëqeshja, sepse në një botë që është shpesh gri, e trishtuar, ky është ilaçi që i duhet të gjithëve ”.-treguan ata.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor