Shendeti mendor 21 Tetor 2019

Thashethemexhinjtë dalin të fituar; Psikologët tregojnë dëmet e shëndetit mendor kur mbani SEKRETE

Shendeti mendor

“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt” Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej këtyre shenjave të të zodiakut, e keni të kotë  (klikoni fjalën e ngjyrosur për t’i zbuluar) ! Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin, e psikologët thonë që shumë mirë bëjnë ! Të gjithë mbajmë sekrete, sado e pamundur të na duket, ashtu si të gjithë mund të japin fjalën që nuk do flasin për diçka dhe e bëjnë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret? Hulumtimet e reja kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk i bën aspak mirë shëndetit mendor.


Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se mbajtja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi! Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.  Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës se mos zbulohet.. Burimi: The Independent

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor