Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
“E ke bindur veten se ti dhe vajza jonë ka autizëm”, më bërtiti burri im. “Ti ke bërë gjithë këto kërkime dhe i tregove mjekut atë që ai donte të dëgjonte për t’ju diagnostikuar!” “Jo, nuk është ashtu. Ti i di të gjitha testimet nëpër të cilat kaluam”, i thashë.
“Nuk mund ta besoj se ja bëre vajzës tonë këtë gjë. Je si ato nënat që krijojnë probleme mjekësore për fëmijët e tyre. Pse nuk mund ta lejosh që ajo të jetë fëmijë?”, vijoi i tensionuar bashkëshorti im. Ndërsa unë me lot në sy iu përgjigja se ajo është ende e njëjta vajzë që ishte para se të diagnostikohej. “Dhe unë jam e njëjta grua me të cilën je martuar para diagnozës”, i thashë.
E dija mirë se nëse nuk mund ta bindja burrin tim me të cilin kisha pesë vite e martuar për të pranuar autizmin e vajzës sonë dhe timin, kjo do të shkatërronte martesën dhe do ta përçante familjen tonë.
Autizmi nuk është thjesht një diagnozë mjekësore, tashmë ishte pjesë e identitetit tonë. Mohimi i autizmin, ishte mohim i ekzistencës sonë, informon dritare.net Mjekët fillimisht më thanë se vajza ime kishte vetëm një vonesë gjuhësore. Unë e dija që kjo nuk mund të shpjegonte intensitetin e luhatjeve të saj emocionale. Mu deshën qindra orë kërkime për të kuptuar se vështirësia e saj në socializim, përsëritja e veprimeve, problemet shqisore dhe sjellja obsesive, në fakt ishin të gjitha shenja të autizmit.
Kuptova që jo vetëm vajza ime ishte autike, por gjithashtu edhe unë isha e tillë. Një mjek psikolog na diagnostikoi mua dhe vajzën time me Çrregullim të Spektrit Autik në të njëjtën ditë. Ajo ishte 2 vjeçe ndërsa unë 39.
“Mendon se diçka nuk shkon siç duhet me familjen tonë?, më pyeti bashkëshorti im një vit më vonë, kur edhe djali ynë, atëherë 2 vjeç u diagnostikua gjithashtu me çregullime të Spektrit të Autizmit. Si një nënë autike, unë nuk u çudita kur mësova se kisha një fëmijë tjetër me spektër. Një studim i vitit 2014 zbuloi se prindërit e fëmijëve autikë kanë më shumë të ngjarë të kenë nivele të larta të tipareve autike, pavarësisht nëse këto tipare janë të mjaftueshme për t’u përcaktuar një diagnozë klinike të çrregullimit të Spektrit Autik, informon dritare.net.
Studimi zbuloi se nëse njëri prind kishte rezultate të larta gjatë matjes së prezencës së tipareve të autizmit, atëherë shanset për të pasur një fëmijë autik ishte 52 përqind. Ndërsa nëse të dy prindërit diagnostikoheshin me ç’rregullime të spektrit, shansi për të lindur fëmijë autik ishte 85 përqind.
Ndërsa këtë vit një studim më i gjerë, i cili analizoi kontributin gjenetik në këtë sëmundje, doli me përfundimin se trashëgimi i gjeneve rrit me 80 përqind riskun për autizëm.
Në kohën kur u diagnostikova me autizëm, isha shumë e mbingarkuar pasi punoja me kohë të plotë si pedagoge e gjuhës angleze, ndërsa duhet të rritja edhe tre fëmijë të vegjël (një djalë 1 vjeç, vajzat 2 dhe 3-vjeçare), saqë mezi e përballoja.
Kam kaluar dy javë në spital duke u ankuar për simptoma të goditjes në tru, ndërsa po luftoja me të qara të pakontrollueshme, pasi doja të kisha vëmendje dhe trajtim mjekësor. “Ju duhet të mësoni ta menaxhoni stresin tuaj. Urgjenca është vetëm për pacientët që kanë me të vërtetë nevojë emergjente”, më tha një infermeiere kur më doërzoi letrat për daljen nga spitali.
Atëherë nuk e dija, po shpërthimet e mia në lot në shtëpi dhe në spital, ishin shfaqje të autizmit. Muaj më vonë zbulova se ajo që kisha kaluar, ishte një cikël i migresnës sporadike hemiplegjike, e cila mund të të çojë deri në koma ose më keq akoma në vdekje, informon dritare.net. Tani pyes veten sesi do të kishin reaguar në spital nëse do ta dinin që unë jam autike, apo sërish do të më kishin larguar si një grua që nuk menaxhon dot dhimbjen e saj të kokës. Hulumtimet tregojnë se autizmi i padiagnostikuar ka qenë i rrezikshëm për gratë, informon dritare.net.
Në një studim të vitit 2016, 14 gra treguan sesi mungesa e diagnozës kishte ndikuar tmerrësisht keq në shëndetin e tyre mendor. Mungesa e një diagnoze, do të thotë mbështetje dhe trajtim i munguar, gjë që e vendos personin autik në një stres dhe presion mjaft të madh. Megjithatë studimet lidhur me eksperiencat e nënave autike ende janë shumë të pakta./Burimi ''Dritare.net"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...