Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit janë të bekuar nga virtyte dhe vlera që joshin gjithë zodiakun. Peshorja është një shenjë kardinale e ajrit e udhëhequr nga Venusi, gjithë kjo do të thotë se tipare dalluese të kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundrapeshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë. Të gjithë duan t'i ngjajnë nga pak, edhe pse disa shenja janë aq krenare sa të mos e pranojnë. Ne në Living do ju njohim me 3 arsye të vlefshme pse duhet të jeni nga pak Peshore.
1.Janë të vërteta: Peshoret nuk dinë të shtiren. Luajnë gjithmonë me letra të hapura dhe nuk kanë frikë nga asgjë e askush.
2.Janë diplomate të lindura: E imagjinoni dot një Peshore të nevrikosur, që përplas këmbët dhe thyen gjëra? Nuk keni përse, është aq diplomate dhe e mençur sa do t'i prishte mendjen edhe njeriut më gjaknxehtë në planet.
3.Është e dhimbsur dhe mirëkuptuese: Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shquhen si njerëz socialë, mirëkuptues dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Sa herë të keni nevojë për një shpatull ku të mbështeteni, mos ngurroni të telefononi a takoni një Peshore.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...