Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Menjëherë pasi të filloni shtrydhjen me pompë, është e rëndësishme të dini si ta ruani qumështin e shtrydhur. Kini parasysh se çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni për ruajtjen e tij.
Çfarë ene duhet të përdor për të ruajtur qumështin e shtrydhur?
Ruajeni qumështin në një gotë me kapak ose në një enë plastike, që është larë në lavastovilje ose me ujë të nxehtë. Është mirë që t’i zieni enët pasi t’i lani, nëse cilësia e ujit që përdorni lë për të dëshiruar. Nëse qumështin e gjirit do ta ruani për rreth tri ditë, mund të përdorni edhe një qese plastike posaçërisht për mbledhjen apo ruajtjen e qumështit. Ndonëse janë ekonomike, qeset plastike nuk rekomandohen të përdoren për ruajtjen e qumështit të gjirit për një kohë të gjatë, sepse mund të rrjedhin dhe të ndoten më lehtë se enët hermetike. Përveç kësaj, disa përbërës të qumështit të gjirit, ngjiten pas qeseve, gjë që nuk e lejon foshnjën të marrë të gjitha lëndët ushqyese kryesore.
Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur qumështin e shtrydhur?
Qumështi i shtrydhur mund të ruhet në frigorifer apo në ngrirje. Vërini etiketë çdo ene dhe shkruani datën dhe orën kur e keni shtrydhur qumështin. Vendosini enët në pjesën e pasme të frigoriferit apo të ngrirjes, ku temperatura është më e ulët. Përdorni në fillim qumështin që keni shtrydhur më përpara dhe për të mos e shpërdoruar atë, hidhni në biberon aq sa pi foshnja në një vakt. Gjithashtu, ruani racione të vogla, 30 deri në 60 mililitra, për situata të papritura. Kini parasysh se kur ftohet, qumështi i gjirit e rrit vëllimin, ndaj mos i mbushni enët deri në grykë.
A mund ta përzieni qumështin e freskët me qumësht të shtrydhur që më përpara?
Po, mund ta përzieni. Gjithsesi, sigurohuni që qumështin e saposhtrydhur ta ftohni në frigorifer apo në një ftohës me copa akulli për të paktën një orë, para se t’ia shtoni atij që është shtrydhur më herët. Mos e përzieni asnjëherë qumështin e ngrohtë me të ftohtë, kurse atë që keni shtrydhur në ditë të ndryshme, mbajeni në enë të veçanta.
Çfarë duhet të di tjetër për ruajtjen e qumështit të gjirit?
Gjatë ruajtjes, qumështi i shtrydhur do të ndahet, duke bërë që në pjesën e sipërme të enës të formohet një krem i trashë në ngjyrë të bardhë. Para se t’ia jepni foshnjës, tundeni me kujdes për ta shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme pjesën kremoze. Mos e tundni enën apo mos e përzieni qumështin me forcë. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se ngjyra e qumështit të gjirit mund të ndryshojë, në varësi të ushqimit që konsumoni.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...