Aktualitet 16 Tetor 2019

IQOS hyn në tregun amerikan në kohën më të përshtatshme

Aktualitet

IQOS, pajisja elektronike e Philip Morris, që ngroh por nuk djeg duhanin, del në shitje dhe në tregun amerikan.

Hyrja e IQOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një moment historik në mundësimin e zgjedhjeve të reja për 40 milion burra dhe gra amerikanë që pinë duhan sot, pasi IQOS është teknologjia e parë e duhanit me ngrohje elektrike që ka marrë aprovimin për shitje nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) në SHBA.

Në muajinPrill, FDA konfirmoi qënëse ndiqen udhëzimet e marketimit, tregtimi i IQOS, i cili ngroh, por nuk djeg duhanin, është i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Vendimi i agjencisë pasoi një vlerësim shkencor gjithëpërfshirës të produktit të duhanit të PMI-së. Dosja me evidencat shkencore iu paraqitënFDA në 2017 dhe u nevojitën rreth dy vjet për qartësimin rregullator. Por më në fund Philip Morris, përmes Altria Group, po hedh në tregun amerikan IQOS, dhe koha e kompanisë - edhe pse rastësore - nuk mund të ishte më e mirë.

Sipas Philip Morris, duhanpirësit e rritur meritojnë të kenë qasje në alternativa të reja pa tym përkundrejt cigareve, si dhe në informacion të saktë në lidhje me këto produkte. Me një kombinim të rregullatorëve rigorozë, një ndërgjegjësimi më të madh si dhe marketing të kontrolluar, produktet pa tym mund të luajnë një rol kryesor për të ndihmuar duhanpirësit e rriturit të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinincigare tradicionale, të kalojnë në alternativa pa tym.

Hyrja e IQOS në Sh.B.A është dëshmi e mëtejshme e angazhimit të kompanisë Philip Morris për të inkurajuar duhanpirësit e rritur të kalojnë në produkte duhani pa tym, të nxitur nga novacioni dhe kërkimi shkencor.

Kompania zgjodhi Atlanta-n si tregun e saj të parë në SHBA sepse është një qytet i përqendruar në teknologji dhe me "disa qindra mijëra" duhanpirës të rritur. Pas monitorimit të rezultateve të para, IQOS planifikohet të dalë në shitje dhe në qytete të tjera.

IQOS nuk është një pajisje vape apo cigare elektronike. Ajo ngroh duhanin, por nuk e djeg dhe është krijuar për t'u dhënë përdoruesve të njëjtën eksperiencë të marrjes së nikotinës, si pirja e duhanit,por me më pak toksina.

Në ndryshim nga cigaret elektronike, IQOS përdor duhan të mirëfilltë. Pajisja ngroh duhanin në vend që ta djegë atë, duke shmangur procesin kimik që ndodh kur pihet cigare tradicionale që prodhon shumë toksina të dëmshme.

Altria dhe Philip Morris International filluan zhvillimin e IQOS kur kompanitë ishin ende së bashku. PMI drejtoi punën sapo u tërhoq nga Altria në vitin 2008 dhe prezantoiIQOS në Nagoya, Japoni dhe Milano, në vitin 2014 dhe që atëherë e ka prezantuar në 49 tregje, ku Atlanta është tregu më i fundit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu i dytë më i madh në botë i duhanit, pas Kinës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor