Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut! E nëse është kështu, a nuk kërkon kjo e fundit kujdesin më të madh? Shumë njerëz mund të nënkuptojnë me kujdes lëkure, përdorimin e kremrave të shtrenjtë, të maskave, që padyshim kanë efekt, por ajo për të cilën ka vërtetë lëkura janë vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe lëndë ushqyese, si çdo organ tjetër në mënyrë që të mirëfunksionojë. Veç gjenetikës, ajo çka hamë mund të nxisë plakjen ose ta ‘ndalojë’ këtë të fundit. Gratë sigurisht që janë të interesuara për frenimin e procesit ndaj më poshtë po listojmë të gjitha ushqimet që shkëlqejnë dhe rinojnë lëkurën, por edhe ndihmojnë në ripërtëritjen e dëmtimeve në organizëm.
Frutat e pyllit: Antioksidantët dhe fitonutrientët e tyre ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave të lëkutës. Këto fruta janë të pasura me fibra, çka ngadalëson absorbimin e sheqerit në qarkullim të gjakut. Vetëm një gjysmë filxhani me fruta pylli çdo ditë do të dyfishojë nivelin e antioksidantëve në trupin tuaj.
Kanella: Antioksidantët në kanellë ndihmojnë trupin për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, të cilat pastaj qetësojnë duket se ‘ulin’ dëshirën për karbohidrate. Mund të konsumoni me tërshëre të bluar me kosë ose mollë të prerë. Shkopinjtë nga kanella mund t’i shtoni në çaj për shije më të mirë.
Avokado: Ky ushqim nuk përmban kolesterol, është pa natrium dhe është i pasur me acidet yndyrore omega-3 (yndyrë e shëndetshme). Po ashtu përmban vitaminë E, çka ngadalëson shfaqjen e shenjave të plakjes. Shtojeni në sallata, smoothie ose konsumojeni me pak bukë të thekur, vaj ulliri, erëza.
Hudhra: Enzimat e hudhrës ndihmojnë në reduktimin e nivelit të yndyrave të këqija, duke çhelmuar në mënyrë natyrale organizmin. Përzierja e squfurit dhe alicinës i jep hudhrës aromën specifike, por pikërisht këtu qëndron fuqia e kësaj perimeje.
Domatet përmbajnë Vitamine A, Vitamine C dhe acid folik. Lycopene është antioxidanti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të domates. Ky antioxidant është 14 herë më i fortë se resveratrol që gjendet në verën e kuqe! Mbron lëkurën kundër rrezatimit UV dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare, degjenerative dhe infektive.
Shafrani i Indisë
Shafran i Indisë përmban enzima aktive anti-kancer dhe anti-inflamatore dhe falë studimeve të shumta klinike është vërtetuar se ngadalëson procesin e plakjes.
Karota
Ju ndoshta keni dëgjuar se karrotat janë të mira për sytë tuaj, por ato mund t’ju ofrojnë shumë më shumë përfitime të tjera.
Farat e susamit: Janë burim i mirë i yndyrave të pangopura, vitaminës E, kalciumit dhe lignaneve, antioksidantëve të cilat promovojnë shëndetin e mëliçisë, motorrit të trurit.
Specat djegës: Fitonutrienti kapsaicin frenon urinë dhe nxit metabolizmin duke parandaluar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Spinaqi: Pa yndyra dhe i pasuruar me fibra, spinaqi përmban acidin folik, i cili ndihmon shërimin e trupit. Është antioksidant i fortë dhe lufton radikalet e lira përgjegjëse për stresin oksidativ.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...