Aktualitet 16 Tetor 2019

Filloi numërimi mbrapsht; Sezoni i dytë Familjes Kuqézi do t'ju bëjë të 'mbani barkun me dorë' nga të qeshurat

Aktualitet

Tashmë i dashur prej të gjithëve, seriali komik “Familja Kuqézi” vjen në ekranin tuaj në një sezon të dytë. Personazhet tuaj te preferuar rikthehen nga 26 Tetori në ekranin e Tring!


Familja Kuqeézi është një prodhim autentik, ku çdo shqiptar gjen veten përmes realitetit të ngjashëm me atë të personazheve dhe pas një sezoni të parë televiziv jashtëzakonisht të suksesshëm, me 24 episode, kasti i aktorëve, autorëve, tekstshkruesve  janë gati, për një sezon edhe më të jashtëzakonshëm.

 

Gjatë setit fotografik për numrin e dimrit të revistës Living (2018)

 

Ishte aktorja Alesja Xhemali, në rolin e Gertës, motrës së Belës, ajo që zbuloi në Instagram shumë pak nga skenari para disa kohësh, e nga kureshtja nuk mund ta linim që kjo ‘story’ të zhdukej për 24-orë, pa i bërë një ‘screenshot’ ! Nga aq sa mund të lexonim kuptojmë që në sezonin e dytë, Gerta lidhet me Edin! Ky i fundit kishte shprehur pëlqimin e tij për Gertën që në sezonin e parë e tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë si do shkojë rrjedhja e ngjarjeve.

 “Familja Kuqézi” vjen me nota të ngrohta dhe gazmore, dhe gjithçka falë punës së mirë të bërë me tekstet, falë shpirtit që aktorët kanë dhënë në rolet e tyre.

Kuqezët janë padyshim një familje model , jo në kuptimin që është perfekte, por në atë se, pavarësisht problemeve që kalon ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron respekti reciprok dhe vlerat më të mira e jo vetëm.
Seriali synon të sjellë një humor të pastër dhe të angazhuar, mbështetur tek karakteret, situate, batuta dhe reagime

Jeni gati per familjen me te famshme ne Shqiperi?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor