Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Lëkurat e frutave mund të aromatizojnë ambientin, mund të thahen, mund të karamelizohen dhe të kthehen në detersivë, pije alkoolike e salca: janë të shumta mënyrat për tëp përdorur lëkurat e tyre.
Përdorimi i lëkurave të agrumeve për pastrim
Mjafton të masazhoni lëkurat e agrumeve në sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim dhe ato do t’u rikthejnë shkëlqimin e mëparshëm këtyre sipërfaqeve. Mund të pastrojnë shumë mirë furrat, lavastoviliet dhe sipërfaqet e bakrit. Lëkurat e grira të limonit të përziera me ujë e kripë të trashë pastrojnë më së miri fundin e makinerisë sa kafesë. Gjithashtu lëkurat e grira të limonit veprojnë ai anti-kalkare për bolierin tuaj. Përziejini me gjysmë gote uthull dhe kalkaret tuaja do të shpërbëhen për një orë.
Aromatizimi i shtëpsië në mënyrë natyrale
Aromatizimi i shtëpsië në mënyrë ekologjike është shumë i rekomanduar, sidomos pas studimeve të ndryshme që konstatojnë se spray-t aromatizues të tregut janë shumë të dëmshëm për shëndetin.
Për të përgatitur detersivë
Lëkurat e thata të frutave të përziera me uthull dhe ujë të distiluar krijojnë dezifektantë dhe pastrues të shkëlqyer për shtëpinë. Në këtë mënyrë evitoni substancat e dëmshme kimike për ambientin dhe shëndetin.
Salcë me lëkurët e mollëve
Me lëkurat e frutave mund të bëhen salca të shijshme për të shoqëruar perimet në furrë dhe janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur. Shembull: 500 gr lëkurë mollësh, 150 ml brodo perimesh, gjysmë limoni, 2 qepë të kuqe, 2 lugë vaj ulliri, pak kanellë, pak karafil, 2 gjethe sherebelë, 2 kokrra dëllinje, kripë.
Hidhni lëkurët e mollëve në një tenxhere bashkë me lëkurët e limonit, brodon, erëzat, dëllinjën dhe sherebelën. Lërini në zjarr të ulët derisa të ziejnë.
Grini qepët dhe vendosini në një tigan me pak vaj. Shtoni pak ujë, kripë dhe lërini në jzarr të mesëm. Më pas rrisni nxehtësinë që lëngu të avullojë, përzieni masën me lëkura të grira dhe erëza dhe kalojeni në frulator derisa të bëhet salcë homogjene. Rregullojeni me lëng limoni e kripë.
Përgatisni liker limoni (limoncello)
Me lëkurat e limonit mund të përgatisni një limoncello të bërë vetë. Zgjidhni limonë biologjikë. Një gotë limoncello është mënyra më e mirë për të mbyllur vaktet e bollshme të drekës së të dielës.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...