Orakulli i kuzhinës 15 Tetor 2019

Si duhet ta ruani rrënjën e xhinxherit në mënyrë që të merrni përfitimet maksimale nga kjo erëz

Orakulli i kuzhinës

Rrënja e xhinxherit është përdor ndër shekuj për vetitë e saj antiinflamatore, antibakteriale, septike etj ! Një ndër përdorimet primare të kësaj erëze, qoftë në trajtë pluhuri apo vaji, lidhet me aparatin tretës. Megjithatë, ekzistojnë dhe përfitime të tjera shëndetësore , për të cilat do të lexoni më shumë në këtë link!

I ngjashëm me shafranin e Indisë dhe kardamonin, xhinxheri me prejardhje nga Kina duket se shëron dhe trajton më shumë probleme shëndetësore nga se keni menduar. I njohur për vetitë e tij shëruese, rrënjët e xhenxhefilit përdoren në shumë mënyra falë vlerave ushqyese dhe përbërësve bioaktivë .

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Nga eleminimi i qelizave kancerogjene deri tek humbja e peshës; 5 arsye pse duhet të pini çaj me xhinxher

Mund të konsumohet i freskët, pluhur, i tharë si erëz ose të përdoret në formën e vajit apo lëngut, por a e dini cila është mënyra më e mirë për të ruajtur rrënjën e xhinxherit?

Përgjigja e shkurtër është: në një qese plastike në frigorifer.

Por para së gjithash, kur blini xhinxher  duhet të keni parasysh se rrënja nuk duhet të jetë si me rrudha apo të ndihet e butë.

Kjo erëz për shkak të shijes djegëse rekomandohet të përdoret në copëza të vogla, ndaj e sigurtë që një rrënjë xhinxheri do e keni për një kohë të gjatë në frigorifer.

Nëse nga rrënja e plotë prisni një copëz, para se ta fusni në frigorifer pjesën e mbetur, thajeni mirë tek pjesa e prerë për t’i thithur lagështinë.

 E nëse keni blerë më shumë nga se duhet mund ta ruani në ngrirje të futur në një qese plastike. Pasi ta nxirrni nga ngrirja nuk ka nevojë të shkrihet, por mund ta grini siç është.

(Xhenxhefili i ngrirë është në të vërtetë më i lehtë për t’u gatuar)

Lexoni gjithashtu: Mos konsumoni kurrë xhinxher nëse jeni në një nga gjendjet e mëposhtme shëndetësore

Konsumoni xhinxherin që do e rrisni vetë në ballkon, Living ju tregon hap pas hapi mënyrën

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor