Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Problemet me diarrenë mund të shfaqen papritur. Kjo ju bën të fajësoni piten apo çfarëdo që keni ngrënë së fundi. Shqetësimet që shkakton diarreja janë tepër të pakëndshme. Më poshtë do të lexoni për një listë medikamentesh natyrale që ju lehtësojnë dhe ndihmojnë në trajtimin e diarresë.
Çaj me lëkura portokalli
Në një tenxhere me ujë të vluar shtoni disa lëkura portokalli të grira. Lëreni të ftohet uji. Ëmbëlsojeni me mjaltë ose sheqer dhe pijeni në formën e çajit.
Boronicat
Pacientëve me probleme të diarresë në Suedi, u rekomandohet një supë me boronica të thata. Antocianidet e gjendura në to kanë veti antibakteriale dhe antioksiduese duke ndihmuar në luftimin e baktereve. Taninat e gjendura gjithashtu në to janë shumë efektive kundër baktereve.
Hani ushqime me niseshte
Ushqimet me niseshte ndihmojnë në stabilizimin e lëndëve ushqyese dhe krijojnë komfort për barkun tuaj. Perimet me rrënjë janë efektive në problemet e tretjes, për të mos përmendur vlerat ushqyese të tyre. Orizi i gatuar gjithashtu u përshtatet mirë atyre që vuajnë nga diarreja.
Pini çaj kamomili
Lehtësimi i inflamacionit të zorrëve është një arsye për të pirë çaj kamomili. Tre gota në ditë nga ky çaj janë të shkëlqyera për të përmirësuar problemet me tretjen. Tanina e parnishme në të ka efekte të shkëlqyera anti-diarre.
Shmangni disa ushqime të caktuara
Nënproduktet e qumshtit nuk janë të këshillueshme për njerëzit që vuajnë nga diarreja. Kafeina nuk lejohet pasi stimulon lëvizjen e zorrëve. Sheqeri i gjendur tek frutat mund ta përkeqësojë diarrenë. Dhe sigurisht, qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme. Hani supëra, oriz, banane, patate dhe karrota.
Bëni pushim
Hani pak supë. Këshillohet ujë i vakët në vend të ujit të nxehtë. Një jastëk i ngrohtë në bark është i shkëlqyer për të lehtësuar ngërçet.
Hani kos
Kefiri ose llojet e jogurtit me kultura të gjalla ofrojnë mbrojtje nga bakteret e këqija. Acidet laktike prezente në zorrë ndihmojnë në luftimin e baktereve që mund të kenë shkaktuar diarrenë.
Qëndroni të hidratuar
Tetë gota lëngje në ditë rekomandohen me rreptësi në rast diarreje. Gjithashtu mund tëpini edhe çaj me pak sheqer apo të blini lëngje në farmaci për të zëvendësuar elektrolitet e humbura me diarrenë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...