Letra 14 Tetor 2019

Hajdutët i vjedhin lodrat në makinë, apeli i babait të 5 vjeçares me leucemi po përlot gjithë prindërit

Letra

Elisa është një vajzë e vogël, vetëm pesë vjeçare, e cila duhet të luftojë betejën më të vështirë: atë kundër përbindëshit të quajtur leucemi. Vajza është e shtruar në spital prej më shumë se dy vjetësh në departamentin pediatrik të spitalit Bambin Ges G në Romë, për një nga format më serioze të sëmundjes, përkatësisht atë të sëmundjes infeksionale mielomonocitike. E megjithatë, edhe përballë këtyre fatkeqësive është e mundur të keni një sens mirëkuptimi.

Apeli i babait

'' Dikush në fakt vodhi lodrat e Elisës, të vetmet që mund ta “shpërqëndronin” atë dhe ta bënin të argëtohej sa më shumë. Babai i fëmijës, Fabio Pardini ka vendosur të shpërthejë në Facebook dhe një apel ku fton ata që vodhën objektet e vajzës së tij t’i kthejnë ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Falë njerëzve shumë të dashur, gjendja psikologjike e Elisës, një vajze pesë vjeçare që ka tre vite që lufton mes jetës dhe vdekjes, është shkatërruar se dikush i mori lodrat. Ju lutem shpërndani sa më shumë që të jetë e mundur me shpresën se mos rimarrim diçka. Por ai ose ajo që e bëri atë, mbase i thërret ndërgjegjes. Jo për vlerën ekonomike, por vlerën emocionale shumë simbolike. Nëse shihni një lodër brenda një makine, mos harroni se mund të ishte e një fëmije të sëmurë. Apeli i tij fatmirësisht është shpërndarë nëpër internet, duke marrë qindra komente dhe shpërndarje. Për momentin, lodrat nuk janë rikthyer akoma tek Elisa e vogël, megjithëse shumë kanë propozuar të grumbullohen sa më shumë që të jetë e mundur për t’i ofruar diçka fëmijës së shtruar në spital./BURIMI ''PËR NËNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor