Shtatzania 14 Tetor 2019

Të gjitha gjërat e domosdoshme që një grua shtatzënë duhet të paketojë në një çantë para se të shkojë në maternitet

Shtatzania

Një pritje e ëmbël zgjat mesatarisht 40 javë, e kur data e lindjes të afrohet nëna duhet të përgatitet jo vetëm emocionalisht për ardhjen në jetë të fëmijës, por të bëjë dhe disa përgatitje përpara se të shkojë në maternitet. Nëse data e lindjes nuk është përcaktuar ende, bëni mirë ta përgatisni valixhen që në çdo moment të jeni të përgatitura. Nga libri Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme, sollëm këtë listë me gjëra që mund t’ju nevojiten.

* një orë apo një aplikacion në telefonin tuaj celular që mat sekondat, për të matur kohën e kontraktimeve;
* çorape apo pantofla, pasi shpeshherë sallat e lindjeve janë të ftohta;
*syze, pasi mund t’ju nevojitet të hiqni lentet e kontaktit (nëse keni).
* balsam për tharjen e buzëve;
*pizhame apo këmishë nate me hapje përpara, që ta keni më të lehtë për të ushqyer foshnjën me gji;
*një robdëshambër;
*reçipeta për ushqyerjen e foshnjës me gji, ose nëse planifikoni ta ushqeni me biberon, reçipeta normale;
* mbathje;
*sende tualeti, kozmetike dhe tharëse flokësh;
* rroba të lirshme për t’u kthyer në shtëpi, ndoshta ato që keni mbajtur gjatë shtatzënisë;
* veshje për fëmijë, përfshirë këtu edhe kapuç;
*një batanije për foshnjën. Nëse keni sende që nuk doni t’i vendosni që tani në valixhe, si për shembull produktet tuaja kozmetike, bëni një listë, që ta keni të lehtë t’i mblidhni kur të bëheni gati për t’u nisur. Nuk është nevoja të nguteni; përpara se të niseni, mund të keni kohë të bëni edhe një dush. Përveç kësaj, bëni gati edhe ndenjësen e makinës për foshnjën, që ta keni gati kur të ktheheni në shtëpi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor