Kujdesi per trupin 14 Tetor 2019

Si të shpëtoni një herë e mirë nga aknet në të pasme; Dy metoda natyrale parandalimi dhe kurimi

Kujdesi per trupin

Aknet e shfaqura në zonën e të pasmeve, mund të mos jetë tema më e bukur për të shkruar, por ja që edhe në këtë zonë shfaqen akne dhe ne duhet të dimë arsyet që fshihen pas tyre dhe mënyrat më të mira të trajtimit. Fytyra mund të jetë zona që preket mësë shumti nga puçrrat e inflamuara, por këtë të fundit mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit!

Për sa i përket akneve që shfaqen në të pasme lexoni më poshtë:

Arsyeja përse ato dalin lidhet me folikulat e qimeve. Inflamimi i këtyre të fundit nxit shfaqjen e puçrrave.

Djersitja, veshja e të brendshmeve me dantellë apo e pantallonave shumë të ngushta, mund të inflamojë qimet në të pasme (po qime) Edhe pse ju nuk mund t’i shihni i gjithë trupi i njeriut mbulohet nga më shumë se 5 milionë folikula qimesh. Kura to fillojnë e mbledhin, rreth tyre grumbullohen qeliza të bardha të gjakut dhe lëkurë e vdekur.

Ajo që duhet të bëni është të përdorni një larës me benzoyl peroxide, për të vrarë çdo bakter që çon në inflamacion.
Më pas mund të përdorni një skrab kimik me acid glikolik ose salicilik për të pastuar poret nga qelizat e vdekura të lëkurës.

Dy metoda natyrale që mund të qetësojnë dhe parandalojnë shfaqjen e akneve i lexoni si më poshtë

1. Vaji i pemës së çajit
Për shkak të përbërësve antibakteriale të vajit të pemës së çajit, Reader's Digest rekomandon përdorimin e saj si një mënyrë për të ndihmuar në trajtimin e akneve të kurrizit. Ju duhet ta holloni këtë vaj esencial në mënyrë që të mos pësoni një djegje kimike.
2. Uthull molle
Holloni një lugë uthulle molle me dy lugë ujë dhe me ndihmën e një pambuku lyeni lëkurën e prekur nga aknet. Burimi: Cosmopolitan

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor