Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Gati pesë vite më parë Kaltrina dhe Danieli humbën babanë, Blerinës iu desh t’i thoshte lamtumirë njeriut të zemrës, kolegët humbën një mik dhe bashkëpunëtor të vyer, ndërsa shqiptarët humbën një artist që frymëzonte jo pak njerëz. Florian Kondi, artisti që njihet nga të gjithë si Dr.Flori u nda nga jeta shumë shpejt, atëherë kur kishte aq shumë për të dhënë, ndonëse kujtimi e kontibuti i tij mbetet i paharruar. Një nga miqtë e ngushtë të tij ishte edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi, i cili sot e kujton me mall përmes një dedikimi të ndjerë në profilin e tij në Instagram.
Moderatori i ‘’Xing me Ermalin” ka udhëtuar këtë fundjavë drejt Përmetit, një destinacion të cilin 8 vite më parë e kishte shijuar në shoqërinë e artistit të ndjerë, kurse sot ai vend duket aq bosh pa Dr. Florin. Në foton e postuar në llogarinë e tij në Instagram, Ermali shkruan:“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori. @blerina.2.3 @kondialban”.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...