Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare, që për gati 3 dekada këndon dhe është një nga krenaritë e muzikës shqiptare. Aurela njihet edhe për marrëdhëniet e mira me kolegët, ku spikat edhe ajo me stilistin e saj, Joni Peçi.
Aurela ka uruar Joni Peçin për suksesin e tij, e në një dedikim në Instagram, ajo ka rrëfyer edhe për cilësitë e mira të mikut të saj. Kohë më parë, dikush kërkoi ndihmë për një fëmijë të sëmurë, dhe Joni Peçi ka paguar për këtë fëmijë në fshehtësi, pa lejuar që t’a dinin as prindërit e fëmijës.
Mbrëmë ti miku im shënove një tjetër sukses, por ajo që dua njerëzit të dinë, është se ti je i rrallë . Si njeri. Ne kemi 10 vjet që bashkëpunojmë , e kemi njohur e provuar njëri- tjetrin në të mirë e në të keq, prandaj jam e lumtur për ty.
E di që ti tani nuk do ta aprovosh këtë që do të tregoj këtu .
Një herë, dikush kërkoi ndihmë. Për një fëmijë të sëmurë. Unë fillova t'u kërkoj miqve artiste të më bashkoheshin e shumë nga ata ishin gati . Të kërkova ndihmë edhe ty. E ti pagove në fshehtësi gjithë çfarë i duhej fëmijës. M'u lute të mos i tregoja as prindërve të fëmijës,sepse e mira bëhet pa u marrë vesh. Unë dua ta tregoj këtë gjë, sepse dua ta dinë të gjithë që përveçse je talent i padiskutueshëm, ti jep nga vetja jote përditë . Edhe për ne , të skenës, sa shumë ke bërë, edhe kur s'kishim, edhe kur kishim. Sepse ti je kaq njerëzor. Ti je kaq mirënjohës për ata që kanë qenë pranë teje në kohë të vështira. E di sepse kam 10 vjet që të njoh.
Unë mbrëmë isha mes miqve të tu, dhe mora mikrofonin për ty. Këndova këngën tënde. .....
Parfumi yt mban emrin ENCYCLOPEDIA BY JONI PECI.
Fiks, Enciklopedi
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...