Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse keni djalë, pas lindjes do të përballeni me vendimin për ta bërë synet. Është një procedurë jo e detyrueshme kirurgjikale, për të hequr lëkurën që mbulon majën e penisit. Duke qenë të informuar për të mirat dhe rreziqet e mundshme me të cilat shoqërohet kjo procedurë, mund të jeni më të sigurt për vendimin që do të merrni. Në këtë link lexoni të mirat e synetllëkut, ndërsa më poshtë gjeni rreziqet e mundshme.
Synetllëku konsiderohet një procedurë e sigurt dhe rreziqet që lidhen me të janë shumë të vogla, por gjithsesi ekzistojnë. Disa nga disavantazhet e mundshme të kësaj procedure janë:
*Mundësia për një operacion të vogël. Të gjitha procedurat kirurgjikale, përfshirë këtu edhe synetllëkun, mbartin disa rreziqe, si hemorragji në sasi të mëdha dhe infeksion. Ekziston gjithashtu edhe mundësia që lafsha e penisit të pritet më e shkurtër apo më e gjatë nga sa duhet, ose të mos shërohet plotësisht. Në rast se pjesa e mbetur e lafshës bashkohet sërish me majën e penisit, për ta korrigjuar këtë problem, mund të nevojitet një operacion i vogël. Gjithsesi, këto fenomene ndodhin shumë rrallë.
*Dhimbje gjatë operacionit. Synetllëku shkakton dhimbje. Për bllokimin e nervave, zakonisht përdoret anestezi lokale. Bisedoni me mjekun për llojin e anestezisë që do të përdorni.
*Vështirësi për t’u kthyer pas. Nëse bëhet, kjo procedurë nuk zhbëhet më.
*Faktorët që shkaktojnë komplikacione: ka raste kur synetllëku duhet të shtyhet, nëse foshnja ka lindur para kohe, ka verdhëz të rëndë ose nuk ushqehet si duhet. Gjithashtu, synetllëku nuk mund të bëhet në situata të caktuara, si në rastin e rrallë kur e çara e ureterit është në një pozicion jonormal, anash ose në mes të penisit (hipospadias). Disa nga situatat e tjera që mund t’ju pengojnë ta bëni këtë ndërhyrje, janë organet jo të qarta gjenitale ose nëse në historikun shëndetësor familjar, përmenden çrregullime në gjakderdhje
Informacioni është shkëputur nga libri: Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme, sjell në shqip nga Botimet Living
Klikoni në këtë link për ta blerë librin online ose na shkruani në rrjetet tona sociale për çdo porosi
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...