Marredhenia ne çift 12 Tetor 2019

Tradhtarët nuk e kanë të shkruar në ball që janë të tillë, por këto shenja i nxjerrin zbuluar

Marredhenia ne çift

Qoftë tradhëti emocionale, fizike, mendore, e çastit e pamenduar, emërtime të cilat njerëzit i kanë shpikur për të mbuluar sado pak plagët e një tradhëtie, kjo e fundit lëndon, thyen në mijëra copëza zemrën dhe ndryshon një herë e përgjithmonë një person, ndonëse kjo gjë mund të mohohet. Arsyet që shtyjnë një person drejt tradhëtisë mund të jenë të shumta, por shenjat paralajmëruese nuk ndryshojnë shumë nga lloji i tradhëtisë dhe femrat duhet të jenë të vëmendshme për të kuptuar lojërat e dyfishta të partnerit!

1. Ndryshime në jetën seksuale. Mungesa e dëshirës për të patur marrëdhënie intime për një kohë të gjatë është shenjë e tradhëtisë në çift.
2. Mungesa e përkushtimit e komunikimit apo distanca që krijon partneri paralajmëron shkëputje fizike. Ju fik telefonin, justifikohet se është në mbledhje apo del me miqtë pas punë.. Nëse këto gjëra ju bëjnë të dyshoni duhet ta vendosni në pozitën që ai të shpjegohet !

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Vajza bëni sytë katër, këta janë meshkujt më tradhëtarë të horoskopit që s'duhet t'i lini kurrë vetëm

3. Qëndrimi i tij ndaj jush ka ndryshuar
Përveç distancës, kritikat e vazhdueshme dhe mungesa e respektit janë shenja të një lidhjeje jot ë fortë ose të një partneri në kërkim të një aventure tjetër.
4.Zakonet e tij teknologjike kanë ndryshuar
Celular i bllokuar me kode, orë të kaluara në rrjete sociale, sjellje enigmatike?? Dijeni se diçka nuk po shkon mire

5. Krahasimi me femrat e tjera
Nëse partneri/ja ju krahason shpesh me njerëz të tjerë, kjo është një shenjë që ai/ajo do të donte që ju të ishit dikush tjetër.

6.Nëse bashkëshorti juaj apo i dashuri po harxhon shuma parash të pajustifikuara është një shenjë, për të cilën duhet të dyshoni!
7.Ndryshime në pamjen e jashtme
Këto të fundit jo gjithmonë janë shenjë tradhëtie, por nëse shihni që ai “pispilloset” më shumë se zakonisht çdo mëngjes, investon në parfume e kremra të shtrenjtë, duhet të dyshoni se diçka nuk shkon. LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor