Orakulli i kuzhinës 10 Tetor 2019

Dy organet që përfitojnë më shumë nga molla; Thuajini lamtumirë këtyre problemeve shëndetësore me një gotë lëng

Orakulli i kuzhinës

Një mollë në ditë mban mjekun larg… kaq e thjeshtë do të ishte nëse me kalimin e viteve nuk do të na lindnin pyetje: është mirë ta qërojmë lëkurën apo jo, po nëse është e mbushur me pesticide, si duhet ta lajmë mollën për t’i hequr dyllin, sa i dëmshëm është ky i fundit etj etj.. Sikur ta këpusnim me dorën tonë kokrrën e mollës nga pema, nuk do i kishim këto pyetje, por rritja e frutave jashtë sezonit e me lloj lloj mënyrash duket se do shndërrojë ndonjë ditë proverbën e vjetër në: një mollë në ditë afron mjekun më afërt ! Megjithatë mollët tani kanë periudhën e tyre, ndaj sigurohuni të përfitoni sa më shumë nga to. Mos u mundoni të zgjidhni më të bukurat e të shkëlqyeshmet, por ato bio, plot lëng edhe pse janë pak të shformuara.

Lëngu i mollës si kura më e mirë për ‘zorrën përtace’  dhe probleme të tjera të aparatit tretës

Lëvizja e ngadaltë e zorrëve dhe mungesa e elasticitetit mund të shoqërohet me një sërë shqetësimesh të tjera dhe hulumtime të shumta kanë dalë në përfundimin se kura më e mirë ndatyrale është të pini një gotë lëng molle. Enzimat aktive të këtij fruti duket se vënë në lëvizje dhe pastrojnë mukozën që vesh stomakun duke balancuar kështu pH dhe nxitur lëvizjen normale të zorrëve. Kush përfshin rregullisht mollët në dietën ushqimore, nuk ka probleme me konstipacionin e kjo falë nivelit të fibrave të këtij fruti. Ngrënia e një molle gjithashtu para ushqimit ndihmon në përthithjen më të shpejtë të lëndëve ushqyese.

Shëndeti mendor

Sistemi tretës nuk është i vetmi që përfiton nga lëngu i mollës, sepse një ekip studiuesish nga universiteti i Massachusetts kanë vërtetuar se lëndët ushqyese të këtij fruti nxisin dhe
shtojnë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke rritur kapacatitetin e kujtesës. Molla është një burim i mirë antioksiduesish, që parandalojnë stresin oksidativ dhe përmirësojnë trafikun e neuro-transmetuesve.
Molla duket se vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.
Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor